Shqipëria gjithashtu po përfaqësohet në Konferencën e Mynihut me anëtarë të parlamentit.

Në delegacion mungoi kryeministri Edi Rama, i cili e ka përfaqësuar vendin në vitet e kaluara. Fakt të cilin kreu i PD-së Sali Berisha, e lexoi si mbyllje dere nga ndërkombëtarët. Report Tv kërkoi edhe një reagim nga zyra e shtypit të kryeministrisë, por u tha se për këtë çështje nuk do të ketë një qëndrim zyrtar.

Të pranishëm në Konferencën e Mynihut, Taulant Balla zhvilloi një drekë pune me emisarin Special të Donald Trump për misione speciale , ndërsa nga opozita Klevis Balliu ishte në një nga seminaret për sigurinë kibernetike. 

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu mbajti në Mynih një takim trepalësh me homologun kroat Ivan Anusiç dhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, me fokus bashkëpunimin në mbrojtjen e përbashkët.

Vengu e ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali përcollën mesazhin se Shqipëria po vijon me kontributin për forcimin e partneritetit transatlantik. 

Në Gjermani, në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ndodhet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

1771005956_63299421014293842518864431143056404985578048n.jpg

Taulant Balla dhe Iliana Lotova

Gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua me Presidenten e Bullgarisë Iliana Lotova.  

Gjatë takimit të dy palët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve ndërkohë që Bullgaria si vend anëtar i BE-së, mbështet rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në  bllokun 27 anëtarësh

“Konferenca e Sigurisë Mynih! U takova sot me Presidenten e Bullgarisë Iliana Iotova, me të cilën jemi takuar edhe herë të tjera në detyra të mëparshme. Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe ne vlerësojmë lart mbështetjen e tyre si vend anëtar i BE në rrugën tonë të anëtarësimit” shkroi Balla në Facebook.

Postimi i Taulant Ballës në Facebook
Ora 18:09
Ministrja Spiropali në Konferencën e Sigurisë në Mynih : Ecim përpara drejt BE-së dhe forcojmë partneritetin transatlantik!

Shqipëria merr pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut si ‘një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.’ Kështu deklaroi të premten mbrëma ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila po merr pjesë në forumin global të sigurisë.

"Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë", shkroi Spiropali.

Shqipëria, shtoi ajo, do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Sipas saj, takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi mbeten thelbësore.

Postimi i plotë i Spiropalit në Facebook 

"Në Mynih në Konferencën e Sigurisë, ku mblidhen liderët kryesorë politikë e ushtarakë për të diskutuar sfidat e sotme globale. Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë. Takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian"

Ora 17:18
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Ministri Vengu takim me homologët Anušić dhe Maqedonci: Aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë, një bosht i rëndësishëm për paqen

Konferenca e Sigurisë e Mynihut shërbeu si një mundësi e vlefshme për përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës për të diskutuar mbi hapat e radhës në projektet e përbashkëta për forcimin e sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, u takua me homologun kroat Ivan Anusiç dhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, në një moment kur mjedisi i sigurisë në rajon dhe Evropë  karakterizohet nga dinamika të shtuara dhe nevoja për përgjigje të koordinuar.

Diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e përbashkët, rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme mbrojtëse.

Takimi rikonfirmoi vullnetin politik të tre vendeve për të vepruar si faktorë stabiliteti në rajon, për të forcuar sigurinë kolektive dhe për të kontribuar në arkitekturën euroatlantike të sigurisë përmes partneriteteve konkrete dhe rezultateve të matshme.

Në një postim në Facebook, Ministri Vengu vlerësoi përpjekjen e përbashkët të tre vendeve për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje, zhvillim kapacitetesh dhe avancim të industrisë ushtarake.

“Konferenca e Sigurisë e Mynihut shërbeu si një mundësi e vlefshme për të vijuar dhe thelluar diskutimet trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Së bashku me kolegët Ivan Anušić dhe Ejup Maqedonci, për të diskutuar mbi hapat e radhës në projektet e përbashkëta që synojnë forcimin e sigurisë kolektive dhe rritjen e ndërveprueshmërisë.Një përpjekje e përbashkët për më shumë bashkëpunim në mbrojtje, zhvillim kapacitetesh dhe avancimin e industrisë ushtarake. Një bosht i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë në rajon” shkroi Vengu në Facebook

Takimi i ministrave erdhi vetëm pak ditë pasi të tre vendet ranë dakord të zhvillojnë këtë vit stërvitjen e parë të përbashkët trepalëshe, që do të jetë në përputhje me konceptin strategjik të NATO-s “dhe objektivave euroaltantike”.

Sipas marrëveshjes së arritur në mars të vitit 2025, të tre vendet do të bashkëpunojnë në 4 fusha kryesore: promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Pakti i mbrojtjes  thotë se të tre shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, ndërkohë Serbia e konsideron atë një "aleancë ushtarake kundër Serbëve" 

 

Ora 14:09
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Grenell: Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku zhvilloi dhe një drekë pune me të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA për Misionet Speciale, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se me Grenell diskutoi mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. 

Balla vlerësoi ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për kryeministrin Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. 

Sipas Ballës, Shqipëria shihet sot si një aktor që kontribuon në zgjidhje globale dhe jo thjesht si pjesë periferike e tyre.

Ndër të tjera, Balla shprehu mirënjohje ndaj Grenell për mbështetjen e tij mbi pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për  mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.”, shkruan Balla.