Edhe sikur të vdesë Rama nga infarkti, Basha nuk i fiton dot zgjedhjet lokale

Edhe sikur të vdesë Rama nga infarkti, Basha nuk i fiton dot zgjedhjet lokale

Mos u habisni për çfarë kam titulluar se kjo tashmë është e provuar.

Basha nuk i fiton kurrë zgjedhjet lokale jo me Ramën por edhe sikur sot të largohet ai dhe me marrëveshje të lejohet Berisha ose Monika kryeministër i qeverisë teknike. E gjitha kjo nuk është bindje por analizë e detajuar politike. Basha nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet lokale për këto arsye:

1- Është fakt që PD i humbi zgjedhjet lokale që në 2011 me Sali Berishën kryeministër dhe madje me LSI në koalicion Basha e humbi Tiranën me 10 vota ndonëse PD kishte LSI me 20.000 vota por edhe Hysni Milloshin e partisë komuniste që i hoqi 1700 vota të majtës. Rezultati do ishte edhe më i thellë në humbje duke pas parasysh që përball kishte një Edi Ramë që kandidonte për herë të 4 si kryetar bashkie shumë të konsumuar dhe ja kishte var fare punëve në Tiranë!

2- Është fakt që me Berishën kryeministër në dhe LSI në koalicion, PD-ja humbi edhe Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Fierin dhe shumicën e Shqipërisë.

Jo vetëm kaq por Basha humbi edhe Dibrën pas skandalit të Shukriut. Madje në fshatin ku ka lindur gjyshi i tij mori vetëm 12% vota. Askush nuk e votoi në fshatin e origjinës

3- Është fakt që ky rezultat i humbjes demokratëve thellohet pas ndryshimeve të ndarjes administrative që ndodhën në 2015 e ku shumë nga qytetet e mëdha janë të favorizuara që të fitojë e majta pasi ligji u bë në mënyrë të njëanshme nga socialistët por sot e kësaj dite Lulzim Basha nuk e kupton trukun juridik ndonse i thotë vetes jurist.

Për t’ia i shpjeguar lexuesve më thjeshtë se e kapin më shpejt se Lul Basha analizën ligjore.... psh: Nëse Tirana ka 300.000 votues dhe 150.000 vota të majta. Me ligjin e ri Tiranës ju shtuan edhe 60.000 vota të majta sepse Bashkisë Tiranë iu bashkëngjitën komuna socialiste si Ndroqi, Zallbastari, Surreli, Priska etj. Ndërsa komunat e djathta i bashkuan në një thes me Kamzën, Bathoren, Paskuqanin...

4- Është fakt që nga 2015 Partia Demokratike si strukturë është dobësuar dhe nuk është forcuar.  Basha ka një parti disa herë më të dobët se PS por edhe se PD-ja e kohës Berishës 2011. Duke qenë një lider i dobët Berisha u kujdes që askush mos bëhej rival me Bashën dhe të mbante në parti profile të ulëta. Me pak fjalë, poshtë kryetarit Basha vinë 100 shkallë bosh, në shkallën e 101 është niveli zv/ kryetarit Mond Spaho dhe pastaj vinë gjithë zhelet e tjera në parti.

5- Është fakt që Basha nuk lejonte promovimin e asnjē kandidati si figurë e ardhshme për bashkitë se ka shumë-shumë frikë nga figurat e forta në parti.

Nuk është e rastit që për çdo qytet mund të gjesh figura rivalizuese por jo brenda në PD por vetëm jashtë saj: PSh. E. vetmja figurë për Tiranën mund ishte Dash Shehu por ai nuk është në PD por parti tjetër, e vetmja kandidaturë për Durrësin mund ishte Agron Duka por edhe ai nuk është në PD por parti tjetër, e vetmja kandidaturë për Elbasanin mund ishte Edmond Haxhinasto por ai nuk është në PD por LSI, ..... e kështu me radhë sepse  Basha të do afër por jo brenda tepsisë që ti bësh hije.

6- Është fakt që Basha dhe PD janë totalisht të papërgatitur për zgjedhjet lokale sepse nuk i interesojnë aspak që të rrezikojë postin e kryetarit në PD. Duke bojkotuar shmang humbjen dhe thotë: zgjedhjet u vodhën nga narkoshteti, dhe ai vazhdon rrugëtimin si kryetar duke mos i kërkuar askush dorëheqjen. Pra  Basha me bojkotin shmang dorëheqjen e tij si pasojë e humbjes. Për këto arsye ai nuk e ka vënë fare ujin nē zjarr dhe ka heshtur për ndryshimet ligjore dhe kushtetuese për zgjedhjet lokale në parlament prej 6 vitesh.

7- Është fakt që Basha nuk do hyjë në zgjedhjet lokale edhe sikur Berishën tja bëjnë kryeministër sepse ky nuk është një vendim që u mor sot për sot por është projektuar pas mbylljes së çadrës. Bojkotin e zgjedhjeve të 2017 Basha e spostoi sot në 2019 si e vetmja mënyrë për ta trazuar Shqipërinë dhe për ta marr pushtetin në tavolinë. Basha nuk shpreson të fitojë me votë prandaj nuk e hap dhe nuk e forcon partinë. Ndërkombëtarët janë indiferent, madje ata më shumë janë të gëzuar që PD po del jashtë sistemit dhe aspak të shqetësuar. Në këto kushte as kanë ndërmend ti luten  Bashës apo Monikës që të hyn në zgjedhje sepse ato do çertifikohen dhe quhen që ligjshme me apo pa Lulin.

Jo rastësisht ai ka 12 qytete pa kryetar. E si mund ta fitoj Tiranën Lulzim Basha kur sahati i ka ngel tek Aldo Bumçi që e ka shkarkuar para 6 vjetësh dhe Tiranën e ka  lënë bosh pa drejtues sepse nuk i intereson as organizmi partiak dhe as zgjedhjet.

Po iku Rama vetë nga presioni do ishte mirë për Lulin, nëse nuk ikën me presion atëherë bojkot pa limit dhe tymi ti dal Shqipërisë sepse Basha nuk e mund dot jo me Berishën kryeministër por edhe sikur Vladimir Putin të kandidoj me logo të PD.

Madje edhe festimet në PD nga lajmi i çunit të Fahriut që Rama po vdes nga zemra, nuk e shpëtojnë dot Bashën nga humbja!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 25/03/2019 15:29

    kur flet ore plere 100 000 euro per nje transferim gjyqtari si ai i karstriot hajdut selites...apo jooo?!!!

    Përgjigju
  • rondi: 25/03/2019 08:35

    po kur u fute ne cader nuk i kishe parasysh te gjitha keto ti or kresh....

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/03/2019 12:58

    E bere Lulin me barre e Moniken shterpe. O Kreshnik i maleve

    Përgjigju
    • Haha: 24/03/2019 16:01

      E madhe kjo

  • toni: 24/03/2019 12:43

    nje nder duam nga ty niku.cfar ilaci pive ti me murizin qe u erdhi mendja,,ta pin dhe kta te pd se ngelen si qen rugve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit