Sot është 1 prilli, dita që në gjithë botën kujtohet si dita e shakave apo gënjeshtrave dhe kanali Youtube nuk ka harruar të kujtojë këtë ditë me videon e hedhur në rrjet, me titullin se “Youtube është gati të zgjedh një fitues”. “Jemi në fund, Youtube po mbyllet, është një sukses i shakasë e kompanisë Mountain View”.

“Mjafton një klik tek play ku do të dëgjohet një njoftim tronditës. Jemi afër fundit, nga sonte para Pashkëve Youtube nuk do të pranojë më, që të ngarkohen video”, - thotë ideatori i konkursit Tim Liston, i cili shpjegon se do të shikojme të gjitha videot e hedhura deria tani online për të zgjedhur një fitues.

Në video flasin një juri e përbërë nga 300 ekspertësh, që kërkojnë të gjejnë videon më të mirë. Ndërsa administratori i deleguar Salar Kamangar jep këshillën, që të shikoni sa më shumë video para se të fshihen të gjitha në mesnatë duke u gdhirë 1 prilli.

Dhe faktikisht shumë njerëz kanë komentuar njoftimin si të vërtetë dhe në orët e para të mëngjesit, kanali i Youtube funksionte përsëri.


Ja video, që publikoi Youtube për 1 Prill!




Edhe gjigandi i motorit të kërkimit Google nuk ka harruar të bëjë shaka, ku grupi i Street View ka gjetur hartën e thesarit të Kapitenit Kidd dhe e ka vendosur në Google Maps. Për shumë informacione, mjafton të klikosh tek faqja zyrtare Google + (si më poshtë) për të zbuluar thesarin.

Ka hipoteza të ndryshme, që flasin për origjinën pagane dhe gazmore të datës 1 prill e cila vazhdon edhe sot, me nuanca të ndryshme, për të qëndruar gjallë në pjesën më të madhe të botës.

Ja video, që publikoi Google për 1 Prill!