Rama tregon strategjinë: Fillimisht do të lirojmë qytetet pa COVID, jo vatrat e nxehta si Kruja! Kufirin me Greqinë e hapim në mes të majit (VIDEO)

TIRANE-Kufiri me Greqinë për emigrantët shqiptarë që duan të shkojnë të punojnë në mënyrë sezonale do të hapet në mes të muajit maj. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në një video-mesazh pas bisedës që zhvilloi me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. "Pata një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal.

E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonalë që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj" tha Rama.

Më pas kryeministri sqaroi se në mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua mbi planin dhe strategjinë që do të ecet për hapjen graduale me pilotim në disa qytete dhe jo në bllok në vend. Hapja e fragmentuar në mënyrë graduale do të bëhet në bazë të hartës së epidemisë.

Konkretisht, kreu i qeverisë mori shembull tre kategori qytetesh për të treguar si do të bëhet hapja. Ai tha se në Gjirokastër dhe në Dibër ku nuk ka asnjë të prekur do të ketë më shumë lehtësim masash, në Krujë që është një nga vatrat më të nxehta nuk do të ketë asnjë lehtësim dhe në Tiranë dhe Durrës masat do të jenë të moderuara. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të nis pilotimi në zonat me risk të ulët.

"Për shembull në Gjirokastër apo Dibër ku risku është shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim masash, ndërsa në Krujë për momentin asnjë lehtësim, apo në Tiranë dhe Durrës që kanë itensitet popullate, një lehtësim të moderuar. Këto mund të variojnë në bazë të dinamikës së luftës dhe sjelljes së qytetarëve.

Kjo qasje taktike do të lehtësojnë dhe mësojë që të mos kthehemi të gjithë pas se u rrit efekti i valës goditëse. Kjo do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme lëvizjen me këmbë apo me makinë brenda për brenda zonës pa i detyruar që të rrinë mbyllur si një zonë me risk të lartë.

Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen duke hequr dhimbjen e kokës për shembull për njerëzit e fshatit për të shkuar në qytet, apo një familje që të rrijë e gjithë brenda se vetëm një anëtar mund të dalë në pazar. 

Edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njëlloj si në zonat me risk të ulët dhe te ato me risk të lartë. Masat e shtrënguara në një zonë me rrezik të lartë, mund ta kthejnë me rrezik të ulët si zonë. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të pilotojmë në disa zona me risk të ulët një lehtësim të masave" tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Rama vlerëson Metën: Ndryshimet në Kodin Penal gjendën konsensusin edhe të dy palëve në konflikt

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e presidenti Meta në dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal, duke thënë se këto masa ishin të domosdoshme dhe për këtë u gjet konsensus edhe mes dy palëve që vijnë nga një konflikt jo shumë i largët.

"Po hapim dhe do vazhdojmë të hapin aktivitetin ekonomik por nuk mund të anashkalojmë dhe tolerojmë asnjë shmangie nga protokolli i sigurisë. Me hyrjen në fuqi në masave të reja në kodin penale për të  cilat janë dakord edhe qeveria dhe presidenti, për ta kuptuar se sa të domosdoshme janë këto masa, kur dhe dy palë që vijnë nga një konflikt jo shumë i largët kanë konsensus në këtë pikë.  Sot një trim hapte lokalin e kapej , gjobitej e mbyllej  sot kapet e gjobitet, e mbyllet, i sekuestrohet malli dhe vendoset pas hekurave kur thyen masat dhe rrezikon jetën e njerëzve. Sot nuk shkohet më në punë vetëm për të hapur dyqanin dhe bëjnë lekë. Por dhe për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe blerësve. Për shembull, një biznes fason nuk ia hedhin dot më me një gjobë dhe mbyllje aktiviteti për përhapje me ose padashje të epidemisë me pasojë vdekjen e njerëzve. Mos i hapni dyert apo qepenat pa marrë në portalin e urryer e-albania pa marrë dhe protokollin përkatës të sigurisë shëndetësore për llojin e bizneset tuaj. Task-forca anti covid që po ngrihet do të nis kontrollet nga java tjetër. Nuk do ketë asnjë tolerim të mos kemi llafe", tha Rama.

Vetë Presidenti Meta gjatë dekretimit të ndryshimeve të reja në Kodin Penal i vlerësoi zbutjen e masave të propozuara më herët nga ato të miratuara dhe theksoi se këto ndryshime ishin të nevojshme për plotësimin e vakuumit ligjor.

Ora 18:50
Rama tregon strategjinë: Ja qytetet që do të kenë më shumë liri për të lëvizur

Më pas kryeministri sqaroi se në mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua mbi planin dhe strategjinë që do të ecet për hapjen graduale me pilotim në disa qytete dhe jo në bllok në vend. Hapja e fragmentuar në mënyrë graduale do të bëhet në bazë të hartës së epidemisë.

"Do të përdorim një taktikë, do të hapemi me kujdes, por jo kudo njëlloj. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit apo Eruopës, jemi në grupin e vendeve më të suksesshme, në dy parametrat kryesorë, te numri i të vdekurve në një milion banorë dhe numri i pacientëve në terapi në raport me të infektuarit. Masat kanë dhënë efekt, por falë qytetarëve, që në 99% keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve.

Po të shohim hartën, vala e goditjes nuk ka qenë kudo e njëjtë, që do të thotë se po të hapemi kudo njëlloj rrezikojmë ta zgjerojmë fushën e armikut dhe rrezikojmë kthimin e të gjithëve mbrapa. Ne do të hapemi kudo, por jo njëlloj. Për shembull në Gjirokastër apo Dibër ku risku është shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim masash, ndërsa në Krujë për momentin asnjë lehtësim, apo në Tiranë dhe Durrës që kanë itensitet popullate, një lehtësim të moderuar. Këto mund të variojnë në bazë të dinamikës së luftës dhe sjelljes së qytetarëve.

Kjo qasje taktike do të lehtësojnë dhe mësojë që të mos kthehemi të gjithë pas se u rrit efekti i valës goditëse. Kjo do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme lëvizjen me këmbë apo me makinë brenda për brenda zonës pa i detyruar që të rrinë mbyllur si një zonë me risk të lartë. Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen duke hequr dhimbjen e kokës për shembull për njerëzit e fshatit për të shkuar në qytet, apo një familje që të rrijë e gjithë brenda se vetëm një anëtar mund të dalë në pazar. 

Edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njëlloj si në zonat me risk të ulët dhe te ato me risk të lartë.  Masat e shtrënguara në një zonë me rrezik të lartë, mund ta kthejnë me rrezik të ulët si zonë. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të pilotojmë në disa zona me risk të ulët një lehtësim të masave" tha Rama.  

Ora 18:45
Rama: Nuk mund të mbyllemi përjetësisht, do aplikojmë lojën 'macja me miun'

Kryeministri Rama tha se tashmë vendi duhet të përgatiten për një hapje graduale, por dhe të kujdesshme në mënyrë që të mbrojmë shëndetin. Ai bëri një krahasim me rastin "macja me miun", duke thënë se është e nevojshme që ekonomia të nisë për vetë të ardhurat familjare dhe ato të shtetit, por që duhet të ruhemi shumë pasi virusi është aty jashtë gati për të na goditur në çdo kohë. Pa dalë një vaksinë tha Rama, normalitet i ri do jetë e përqendruar në distancimin social dhe masa të rrepta higjienike.

"E para faza dy e strategjisë tonë të luftës nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera. Qasja jonë do jetë pak më  e ndryshme taktikisht. Pse? Virusi nuk ikën meqë ne rrimë mbyllur. Kur ne rrimë mbyllur virusin nuk vret dot, por ai është aty pas derës tonë dhe sapo dalim jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na godasë. Deri kur të dalë vaksina, mblidheni mendjne se  duhet të jemi të vëmendshëm dhe se nuk duhet të shkelim më nga shtëpitë e njëri tjetrit pa u zhdukur ky armik. Por as nuk mund të mbyllemi dot pafundësisë pa gjeneruar më të ardhura për familjen kur kanë mbaruar kursimet dhe personat që mund të ndihmojnë, kjo është e papranueshme qoftë për një familje e qoftë për një shtet. Atëherë si i bëhet? Është si loja masja me miun. që iu duhet të dal për tu ushqyer edhe pse rrezikohet nga macja dhe qëllimi i tij është që të ruhet dhe nga macja, njësoj si ne me virusin", tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xoni: 23/04/2020 03:10

    Ore a e dini pse nuk ka asnje me corona ne gjirokaster,, sepse ata rrine brenda e nuk dalin jashte sepse kane hall se ju konsumohen kepucet dhe rrobat,,i kursejne...

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/04/2020 20:05

    Ore ç pune ke të hapesh kufinjte me jorgjete?

    Përgjigju
  • ERP: 22/04/2020 19:46

    Nese do mundohesh te shpetosh IM hajdutin nga burgu, perfundofsh sa me keq edhe ti. Voten time ta harrosh edhe sikur ta besh Shqiperine Zvicer. Ai eshte simboli i hajdutit medioker

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur