Rama fillimisht ka bërë një kronologji të marrëdhënieve të Shqipërisë post-komuniste me jashtë, duke kujtuar edhe vitin '97, edhe kancelarin austriak Vranicki për të gjetur fijet e humbura të arsyes apo të kryeministrin italian Prodi, për t'i dhënë rrugë programit të ndihmës italiane apo Sekretaren amerikane Klinton, që përshëndeti popullin shqiptar në 100-vjetorin e pavarësisë dhe shumë udhëheqës të vendeve të mëdha e të vogla.
"Arka e Shtetit është bosh dhe me borxhe. Mund të jetë më keq se ç'mund të prisnim, në këtë stad të qeverisjes". Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama, sot në mbrëmje para ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, gjatë një pritjeje të organizuar për ta në Kryeministri. Rama ka bërë një kronologji të marrëdhënieve post-komuniste të Shqipërisë me botën dhe vizionin për të ardhmen. Binte në sy rikonstruksioni tërësor i sallës së konferencave të Kryeministrisë.
Sipas Ramës, shërbimi diplomatik do përfshihet nga reforma për t’u vënë në shërbim të vendit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se, “Shqipëria nuk është ekonomia e dytë në botë pas Gjermanisë”.
Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për veprimet e qeverisë së kaluar, në lidhje me linjën e e interkonjeksionit me Kosovën. Në fund ka falenderuar ambasadorin e SHBA-së. “Respekt dhe mirënjohje për ambasadorin e SHBA, Arvizu për ditët jo të mirë dhe orët e vështira”, tha Rama.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe të gjithë ministrat e kabinetit “Rama”. Kryeministri Rama ka theksuar para ambasadorëve, se kërkon nga Bashkimi Europian, Statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, duke shtuar se ''Europa është brenda nesh" apo se "dua të rris dinjitetin e shqiptarëve nëpër botë".
FJALA E EDI RAMËS PARA AMBASADORËVE:
NGA VRANICKI, PRODI TEK BLAIR,CLINTON....
Në njëzet e kusur vitet e izolimit të rrugës drejt demokracisë mjaft të kthehesh pas në filmin e shkallëve të kësaj godine për të parë të ngjitet kryeministrin Blair për t’i dhënë lirinë Kosovës apo Presidentin Bush duke zbritur poshtë duke deklaruar pavarësinë e Kosovës.
Rama ka kujtuar vitin '97 dhe kancelarin austriak Vranicki për të gjetur fijet e humbura të arsyes apo të kryeministrin italian Prodi, për t'i dhënë rrugë programit të ndihmës italiane. Sekretaren amerikane Klinton, që përshëndeti popullin shqiptar në 100-vjetorin e pavarësisë dhe shumë udhëheqës të vendeve të mëdha e të vogla.
Kuadrat e film-arkivit të pasur dëshmojnë edhe një të vërtetë tjetër që na bën mirënjohës. Kjo është është e vërteta që Shqipëria ka pasur jo pak vende; ambasadorë të vendeve të mëdha apo të vogla që janë përfshirë emocionalisht në zhvillimet e popullit shqiptar. Nga Rajerson tek Uidhers SHBA kanë qenë gjithmonë mbështetës, por edhe mbrojtjës të shqiptarëve.
Të tërë këta kalimtarë që kanë lënë gjurmët e tyre meritojnë mirënjohjen për atë që kanë bërë në Shqipëri. "Si qytetar shqiptar, që i ka përjetuar zhvillimet e njëzet viteve të fundit, si një nga 140 të zgjedhurit me votë në zgjedhjet e qershorit, që i dhanë fund vjedhjes së votave, si kryeministër jo thjesht për të ndërruar partinë në pushtet, por për të hapur një rrugë shqiptarëve, ju falenderoj që keni ardhur në këtë sallë dhe do t'ju presim gjithmonë.
Pa dyshim për të gjitha orët tuaja të mira përgjatë ditëve të këqija të njëzet viteve që kanë kaluar shumë shpejt, ju falenderoj. Ju falenderoj të gjithë juve që keni besuar edhe kur Shqipëria nuk ishte duke parë drejt rrugës së bashkimit.
Unë e kam marrë këtë detyrë pas votimit me 1 milion vota për t'iu kthyer shqiptarëve besimin tek politika, ligji, shteti, për t'i përfaqësuar ata denjësisht para botës dhe për t'i dhënë qetësinë edhe botës ku duam të integrohemi.
KËRKOJMË NGA BE STATUSIN E VENDIT KANDIDAT, PËRMBUSHËM KUSHTIN E ZGJEDHJEVE
Duam të integrohemi në BE dhe Europa është një destinacion, ku nuk mbërrihet vetëm duke miratuar ligje, por edhe duke punuar për të arritur atë destinacion. Ne kërkojmë nga Bashkimi Europian statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për integrim. Zgjedhjet e 23 qershorit përmbushën një kusht, që nuk ishte përmbushur. Populli shqiptar dhe më të mirën dhe bëri zgjedhje spektakolare, që nuk ishin bërë ndonjëherë. Ne kuptojmë çdo njeri që kërkon të shikojë qeverinë e Shqipërisë në aksion edhe para se të shkojmë në BE. Qeveria e re nuk ka mbushur 20 ditë dhe kjo e sotmja është e dita ime e dytë e plotë në zyrë pas vizitave në Bruksel dhe SHBA. Ne jemi tani në lëvizje dhe lëvizja jonë do të bëhet e dukshme më shumë në ditët, muajt në vijim. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, kapërcimi i detit ka kohë që ka nisur që nga vitet ’90, por në anën tjetër ku bashkëpunim mbetet një Tough Love siç thoshte ambasadori i Danimarkës, Karsten Jesten.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar është një prej të vërtetave në këtë Tough Love mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Bashkëpunim me SHBA për të ngritur njësitë e përbashkëta hetimore për të luftuar korrupsionin dhe mbështetjen për prokurorinë. Nisja e projekteve të përbashkëta me PAMECA 4 dhe ndërkohë brenda nëntorit do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit dhe jam i lumtur, që këtë bashkëpunim do ta shtrijmë më tej, jo vetëm për konferencën por edhe për bashkëpunimin me BERZH dhe IDLEN.
Më lejoni ta ndaj me ju, bindjen se në luftën kundër korrupsionit, drejtësia është arma më e mirë. Në një vend të qeverisur padrejtësisht, ku sundonte miqësia, tarafi, klanet e klientelës për këtë ne jemi të përgatitur për reforma të thella jo vetëm në letër, por për një luftë pa dallim. Në këtë, e vërteta e hidhur është ana tjetër; ajo e kriminalitetit. I mirëkuptojmë kritikat tuaja, në lidhje me rënien ndërkombëtare për korrupsionin dhe krimin. E çmojmë lart mbështetjen e të gjithë juve që është investuar në fushën e sigurisë, sidomos atë të Italisë dhe Anglisë. Ju siguroj se tek qeveria e re do të gjeni një partner të gatshëm për çdo projekt.
Aleatët tanë kërkojnë edhe rezultate dhe ne do të flasim çdo ditë e më shumë me gjuhën e rezultateve. Kemi një qeveri të re, në moshë të re, plot talente dhe ambicie, për këtë kemi marrë jo vetëm komplimentet nga të gjithë ju, por një vlerësim të veçantë nga BB, e cila na ka përfshirë në projektin e ri të saj. Së bashku me Toni Bler, udhërrëfyesin e madh që e nxori të majtën nga rruga e vjetër dhe me presidentin e BB, kemi vendosur të ngrejmë një “deliveri unit” njësi speciale për kthimin e prioriteteve në rezultate.
SIGUROVA OBAMËN PËR QËNDRIMIN NDAJ ASSAD, GJITHMONË NË KRAH TË SHBA
Patëm rastin të asistonim në një moment, atë të votimit unanim atë të rezolutës për shkatërrimin e armëve kimike në Siri. Qëndrimi ynë ndaj regjimit të Assadit është i qartë dhe siç e sigurova presidentin Obama, do të jemi gjithmonë në krah. Pa SHBA përkrah shqiptarëve për lirinë e Kosovës sot nuk do të ishte edhe përfaqësuesi i Kosovës pjesë e trupit diplomatik. Pa mbështetjen e NATO nuk do të ishim bashkë dëshmitarë të një historie të re në rajon. Në këtë pikë, pa mbështetjen e SHBA, lufta e armatosur e popullit të Kosovës nuk do të sillte një paqe në gjithë rajonin.
PAS MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI, RAJONI NË NJË FAZË TË RE
Falë marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, rajoni hyn ka hyrë në një faqe të re. Sfida jonë e përbashkët është që kësaj hapësire paqeje t'i japim një integritet ekonomik rajonal. Nisma Bërdo që ka ndërmarrë Franca përbën një hap në lexim e kësaj sfide jo thjesht Ballkanike, por Europiane. Duke nënvizuar perspektivën europiane, që BE nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin, presidenti Hollande ka përcaktuar rrugën e ecjes. Siç ka forca që jetojnë në harta të prodhuara në punishte nacionalizmi ka dhe vende larg Ballkanit që u friken ndryshimeve të kufinjve. Të prodhojmë përmes rrugëve të reja të bashkëpunimit rajonal, që kufinjtë nuk janë mure që duhen shembur por vija të padukshme ku kalojnë ide bashkëpunimi, zhvillim ekonomik etj. Ne nuk mund ta bëjmë vetëm as të parën as të dytën, pa mbështjetjen ekonomike të vendeve të rajonit.
NE,TË PAMUNDURËN PËR BASHKËPUNIM ME KINËN
Ne e çmojmë nismën kineze për bashkëpunim me Europën Lindore dhe ne do të bëjmë të pamundurën që ta kthejmë në rezultate jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Po përgatitemi shumë seriozisht për t'u bërë pjesë e kësaj nisme me qëllim rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rajonit. Masat e menjëhershme për të ndalur rrënimin e vendit që është mbërthyer në një krizë që duhet shmangur. Ta themi hapur në këtë sallë ku janë propaganduar shumë suksese, se Shqipëria nuk është ekonomia e dytë pas Gjermanisë dhe duke u treguar gishtin shqiptarëve kur ai është i drejtuar drejt hënës. Shqipëria sot ka nevojë për të vërtetat. Kush e do Shqipërinë dhe kush do rritje ekonomike, punësim, sot do ta shikojë të vërtetën në sy.
EKONOMIA NË NGËRÇ, ARKA SOT ËSHTË BOSH, ME BORXHE
Ekonomia është në një ngërç, arka sot është bosh, u ka borxh kompanive shqiptare dhe bankat sot nuk japin kredi kur kreditë e këqija janë rritur. Nuk na mungojnë zgjidhjet për të ndalur rrënimin, përkundrazi çdo krizë është një rrugë për të dalë më të fortë dhe unë jam i bindur se ne nuk do ta humbim këtë rast. Jemi në konsulta intensive me Guvernatorin e Shqipërisë, ekspertë të rangut ndërkombëtar dhe ato të FMN dhe BB. Do të hapim konsultime me sipërmarrjen vendase dhe do të ngrejmë Këshillin Ekonomik Kombëtar që do të punojë me statistikat dhe stategjitë ekonomike për vendin. Shpejt do të nisë dhe auditi ndërkombëtar i financave të vendit për të parë pasqyrën e vërtetë të gjendjes në cilën kemi marrë financat që mund të jenë më keq se ç'mund të prisnim, në këtë stad të qeverisjes.
I KËRKOJ NDJESË GJERMANISË PËR VEPRIMET E QEVERISË QË IKU
Në këtë rrugë do të ndërtojmë një buxhet për vitin e ardhshëm. Edhe shërbimi ynë diplomatik do të vihet në shërbimin e rritjes ekonomike të vendit. Puna e lavdërueshme në kuadër të projektit TAP nga qeveria paraardhëse dhe nga ajo që do të bëjë qeveria e re, do të bëjmë të pamundur që një degë e tij të shkojë dhe në Kosovë. Dhe duke qenë këtu dua t'i kërkoj ndjesë Gjermanisë për veprimet e qeverisë që iku. Projekti i financuar nga banka gjermane KFV hyri në një hulli të errët dhe të papranueshëm. Gjermania është donator kryesor në Shqipëri jo vetëm në ekonomi, por edhe në rritjen e demokracisë. Qeveria jonë është e vendosur t'i përgjigjet të gjitha ndjeshmërive të partnerëve tanë për çdo problem. Ne jemi të vendosur për të rivendosur rendin ligjor në ekonomi. Mësimet dhe pësimet e të djeshmes janë të gjitha para nesh dhe e shkuara e afërt na mëson se duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë para partnerëve tanë.
PARTNERITET TË NGUSHTË ME ITALINË, TURQINË DHE GREQINË
Politika e jashtme i ka të hedhura piketat e saj për partneritetin e ngushtë me Italinë, Turqinë dhe Greqinë. Të treja këto vende me histori të hershme në vendin tonë, e për shkak të këtyre lidhjeve, pozicionit kyç të secilit, besoj së bashkëpunimi i ngushtë në këtë trekëndësh të politikës së jashtme do të jetë shumë i mirë jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.
KOSOVA, PARTNERE E PARË DHE E PANDARË
Në tërësinë e mundësive të krijuara ne qëndrojmë së bashku me Kosovën, që për ne është partnere e parë dhe e pandarë. Jo vetëm për ne, por Kosova është një frymëzim edhe për të gjithë rajonin pas arritjeve të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
E ARDHMJA JONË PËRKRAH BE DHE SHBA, SEQUI DHE ARVIZU: UNIKË
Të ardhmen e shohim të përbashkët në BE, krah përkrah me SHBA dhe BE, që kanë qenë gjithmonë aleatë të vendit tonë, që kanë sjellë në Shqipëri personalitet si ambasadori Sekui e ambasadori Arvizu, që të dy bashkë janë një shembull se si kanë kryer bashkëpunimin me ne shqiptarët e kjo mbetet një eksperiencë unike. Në ditët e fundit të mandatit të ambasadorit Arvizu dua t'i shpreh respektin tim si qytetar dhe kryeministër. Dua ta falenderoj për atë që ka bërë për shqiptarët dhe Shqipërinë që nga dita e parë e tani. Dua ta falenderoj jo vetëm për ditët e mira, por edhe në ato të këqija kur mendimet kanë qenë të ndryshme, por në ditë të vështira miqësia merr formën me të qëndrueshme.
JU DËSHMITARË SE SHQIPËRIA JO VETËM VIZITOHET, POR EDHE JETOHET
Secili nga ju ka anekdodën e vet për të mbajtur mend. Edhe pse shtatorja e Stalinit duket sikur nuk ka qenë kurrë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Me siguri gjithkush nga ju është dhe dëshmitari më i besueshëm, që Shqipëria është një vend që vlen jo vetëm të vizitohet, por edhe jetohet. Shqipëria ka plot për të treguar për kontribute që sot më shumë se për historitë e të djeshmes sikurse thotë Tomass Jefferson janë shumë më të pëlqyeshme se ëndrrat e së ardhmes.Falemnderit për gjithçka që ju dhe vendet tuaja bëni për ëndrrat e së ardhmes së këtij vendi, ku mirëqenia e secilit lidhet me mirëqenien e tjetrit dhe paqja e secilit është e lidhur me paqen e tjetrit.
Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com)