Edi Rama si Barack Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ngjasojnë jo vetëm në trup ku bien në sy për një gjatësi të lartë, jo vetëm në pasionin e basketbollit por dhe mënyra se si punojnë. Të dy këta lidër preferojnë
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ngjasojnë jo vetëm në trup ku bien në sy për një gjatësi të lartë, jo vetëm në pasionin e basketbollit por dhe mënyra se si punojnë.
Të dy këta lidër preferojnë shumë që të ndajnë foto nga moment pune në rrjetet sociale dhe kujdesen mjaft për imazhin e tyre. Ditë më parë por edhe gjithnjë në rrjetet sociale ato shprehin, një ide, një qëndrim apo një reagim, ku së fundmi është kthyer në modë dhe si një konferencë për shtyp “online”.
Ditë më parë kreu i Partisë Socialiste publikoi disa fotografi në të cilat tregohej skuadra e cila punon për suksesin mediatik të Partisë Socialiste. “Aty ku një skuadër plot pasion nën drejtimin e përpiktë të Endri Fugës, punon pa orar si në një War Room për suksesin e betejës mediatike”- shkruante Rama.
Por së fundmi në rrjetin e tij socialë, Rama publikoi një foto gjatë një momenti çlodhjeje në zyrën e tij. Mbështetur në kolltuk dhe këmbët e shtrira drejt tavolinës. E po kjo gjë është vënë re dhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Ky i fundit ka zënë shpesh vend në media për fotot e veçanta që nxjerr nga zyra e tij, duke treguar një dimension tjetër gjatë qëndrimit në zyrë. Ekipi i Barak Obamës në fushatën e tij të parë elektorale, por edhe më pas e përdori internetin në një shkallë të paarritur më parë dhe me efekt të rëndësishëm.
Së fundmi Barak Obama është shfaqur në një foto ku bashkëshortja e tij Mishel qëndron në kopertinën e revistës “Vogue”, e po dhe Edi Rama vetëm para pak kohësh u shfaq në një kopertinë së bashku me bashkëshorten Linda.
Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
7/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
21.6%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Alkooli shkakton kancer’, Altin Joka: Edhe një lugë çaji alkool ka efekte kancerogjene
9 Tetor, 16:01
-
Mziu cënoi fizikisht Milva Ekonomin, gratë deputete të PS: Sulm ndaj koleges sonë! Akt i papranueshëm ndaj atyre që luftojnë për një shoqëri të drejtë
9 Tetor, 16:00
-
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
9 Tetor, 15:55
-
Dramë për Dani Carvajal, mund të mos luajë më futboll! Mjeku: Shanset janë 50 përqind
9 Tetor, 15:55
-
FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën
9 Tetor, 15:47
-
Himarë/ Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shpëton turistet gjermane
9 Tetor, 15:40
-
Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Nis në tru
9 Tetor, 15:34
-
Eduard Zaloshnja: Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri
9 Tetor, 15:25
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Dështoi te Milani, Lucas Paqueta rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli! Tërbohen te West Ham
9 Tetor, 15:23
-
Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda e vizitës së presidentit turk
9 Tetor, 15:17
-
Tepelenë/ 'Tempulli' prangos 48-vjeçarin, u kap me 2,4 kg hashash në banesë
9 Tetor, 15:16