Edi Rama: Sulmet ndaj Carlo Bollinos të padrejta, dihet përse bëhen! Aty ku u ndërtua ishin godina të rrënuara

Kryeministri Edi Rama hodhi sot poshtë si të pabaza akuzat se ai ka favorizuar botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino lidhur me tokën mbi të cilën është ndërtuar godina e televizionit Report Tv. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së syri tv, në konferencën e sotme për median Rama tha se dihet përse bëhet sulmi të cilin e quajti shumë të ulët

Pyetja: Sot ka pasur një sërë akuzash ndaj jush se keni kaluar një sërë vendimesh për të favorizuar marrjen e një prone nga ana e një pronari të një televizioni privat I cili ka ndërtuar aty godinën e tv. Në lejen e ndërtimit që keni firmosur parashikohet rikonstruksioni i godinave, pse më pas keni firmosur për shembjen e këtyre godinave.

Edi Rama: Sa i përket sulmit shumë të ulët që i bëhet botuesit në fjalë që nuk ia përmende emri, që quhet Carlo Bollino. Mund t’iu them vetëm kaq. Që është një akuzë ose zinxhir akuzash pa asnjë bazë. Fare! Nuk ka asnjë bazë! Eshtë procedura më rutinë e ndjekur si në shumë e shumë raste të tjera kur është fjala për ngrehina të rrënuara që jepen për t’u përdorur për një sipërmarrje X, Y, Zeta.

Asgjë tjetër nuk ka këtu. Të gjitha të tjerat janë fantazira. Ti përgjigjesh dhe të sqarosh fantazirat është e kotë sepse ia thashë më përpara njërës nga koleget e tua: Ok, ata thonë kështu, ti thua kështu? Po si është e vërteta? Unë kam të vërtetën time. Merrini këto që po them, merrni jurist e nxirrni konkluzionet por është krejtësisht banale dhe nuk ia vlen, por dihet shumë mirë pse bëhet.

1700902087_WhatsAppImage20231125at09.46.18.jpeg

1700902136_WhatsAppImage20231125at09.47.57.jpeg

 

Godina që është marrë me qira nga kompania e Carlo Bollinos në vend të cilës është ndërtuar Report TV


Lajmi kryesor:

Rama: 21 Janari krim shtetëror, drejtësia e re të veprojë! S'negocioj me 'non-grata'! SPAK trazoi ujin e ndenjur 100 vjet! Koncesioni i Sterilizimit? Do bëjmë analizat tona


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?