Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED në Napoli të Italisë.

Spiropali shkruan në rrjetet sociale, se rruga drejt BE-së qëndron në zemër të progresit transformues të Shqipërisë.

Më tej ministrja shkruan se lidhjet e Shqipërisë me Italinë janë të thella historike dhe kulturore.

Postimi i plotë i Spiropalit:

Napoli, në #MEDialogues, me ministrat e rajonit, theksova ritmin e shpejtë të negociatave me institucionet e BE-së dhe reformat e gjera e gjithëpërfshirëse që kemi ndërmarrë drejt qëllimit tonë përfundimtar: anëtarësimit të plotë në BE.

Rruga drejt BE-së qëndron në zemër të progresit transformues të Shqipërisë,  dhe e mbështetur nga miq të mëdhenj si Italia.

Lidhjet tona të thella historike dhe kulturore, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Italisë për rrugëtimin tonë të integrimit, përbëjnë një themel të qëndrueshëm për forcimin e Partneritetit tonë Strategjik.