Doktor Halabaku, bilanci 35-vjeçar i të cilit është një zero e përgjakur, pa u zverdhur, pa u skuqur, pa i lëvizur nervi, pa iu dridhur qerpiku, bleu nën rrogoz një vizë USA me aq miliona dollarë të vjedhura sa janë të ardhurat individuale vjetore të Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës, së bashku.
Doktor Komunistit, që sa herë shpëton bythën e vet fundos partinë e shqiptarëve, korruptuesit amerikanë vizën mafioze nuk ia dhanë për t'ia zgjatur jetën dhe që të vuajë sa më pak. Ia dhanë me kodoshllëk. Ia dhanë për t'ia zgjatur agoninë dhe që të vuajë sa më tepër.
Tani, pas turpit kolosal me blerjen e vizës me çmim astronomik, Doktor Bajga po thotë atë që s'e beson as sanitar derri: se prezenca e tij në politikën shqiptare ka shënuar fitore historike etj., etj.
Ndërkohë, brenda atmosferës së rrenave halucinative që Doktor Veremi shpërndan, një nepotik i tij, ortaku më i ngushtë në dallavera, dhëndri hajdut, dallaverexhi, boshnjak, topolak, diabetik, s'po lë rast pa dëshmuar për veten e vet, se nuk është njeri, nuk është frymor, nuk është qelizor, nuk është albuminoid, por është vegël, është mjet, është shkop, është dajak, është oturak, ku kush të dojë ulet e 10.
Kush 10 mbi Dhëndrin Oturak?
I pari që mbi Dhëndrin Oturak 10 është vjehrri rrenacak, që mallkon fatin e zi që mes miliona dhëndurëve i ra për hise ky bajga, ky kafsha, ky budallai. Si rrjedhim, Doktor Fatmutin e ka gjetur belaja. I duken të gjithë shqiptarët budallenj që mundet t'i rrejë lehtësisht. Dhe është çakorduar totalisht. Vepron e reagon si banor i një universi tjetër, ku koha sapo ka nisur, jeta sapo është mbjellë, kujtesa nuk ekziston, libra s'ka, interneti s'është shpikur.
Megjithatë, duke mallkuar ditën kur i hapi derën Dhëndrit Butaforik, Sali Hajduti e ka gjetur qetësuesin, valiumin, antidepresivin. Shkon e ulet, çlodhet, jashtëqitet, 10, mbi Dhëndrin Oturak.
Me përjashtim të Çim Pekës, i cili ndaj feminilitetit të pështirë të Dhëndrit Oturak ndjen një refuzim estetiko-biologjik dhe për këtë shkak s'e sheh dot me sy, banakierët masturbatorë të Syri-t, që paguhen me paret e vjedhura shumicës së heshtur, ndjehen të lumtur të ulen e të kryejnë punë mbi Dhëndrin Oturak, Oturakun Dhëndër ose të dy.
Sqimatarit nga Parisi ky oturak mbi të cilin 10 i duket karrige elektrike.
Atij shimpanzesë me ballin me lesh që emrin s'ia mësova dot, oturaku që mbahet për ambientalist i duket kolltuk deputeti.
Fred Lela, gjithmonë me një gjethe hithre me vete për pastrim, ulet me cigare ndezur dhe fort i mallëngjyer fërshëllen "Peshkatarët e Perlave" mbi oturak.
Agim Neshos, Oturaku Dhëndër ku 10 i duket si shezlong. Ku shkon e ulet, edhe kot, edhe për qejf, thjesht për t'u lëkundur.
"What a Wonderful World" është muzika që Lorenc Vangjeli, me zërin e tij bas brilant, ulet e këndon mbi atë oturak si mbi një fron mbretëror.
Të gjithë falënderojnë Zotin shyqyr që oturaku dhëndër ekziston.
Nga qejfi i të ndierit fëmijë, gjithmonë në sfond diktatorial, dikujt duke iu dukur tenxhere, një tjetri vorbë, kusi, njëri duke kënduar, tjetri duke recituar, një i tretë duke folur në celular, një i katërt duke lexuar gazetën TemA, të gjithë vrapojnë kush e kush të jetë i pari që ulet e 10 mbi oturakun dhëndër. Garën oturakiane e fiton kush 10 live.
Mos për t'ia ngrënë hakun, një nga ata që e pret me më tepër qejf e padurim këtë event, ai që mbi oturakun dhëndër 10 me më tepër bollëk, ai të cilit ky oturak i duket kolltuk masazhi, është rokeri më spektakolar, zajebanti më interesant, kosovari më i shquar, më i zgjuar, më kaçurrel, Berat Buzhala, dora vetë.
Por ka dhe të tjerë që ia bëjnë qejfin dhëndrit duke ia frekuentuar oturakun.
Intelektualët Turdiu, për shembull, ulen në grup e zgjidhin probleme matematikore mbi një objekt të thjeshtë që u duket hale allafrënga, por është oturak.
Secili nga fisnikët Begeja ulet e 10 mbi oturakun që u duket hale allaturka, mendueshëm me grushtat në tëmtha, duke pyetur veten si ndodhi që xhinsi i tyre i lartë sa Xhamia e Tabakëve nuk ka nxjerrë asnjë tjetër të shquar veç një gjeneral të Diktaturës.
Genc Bektashi me kënaqësinë më të madhe ulet e 10 mbi Dhëndrin Oturak. E bën këtë me të njëjtin entuziazëm, pasion, zell dhe ilaritet, kur te Fideli tallnim aleatët e sotëm të flamingove, lajlekëve, nositave, pelikanëve, pallonjve, fazanëve, pulave, gjelave dhe krejt shpendëve, hiperliberalët e pabesë.
Për Fatmir Bektashin nuk jam i sigurt se çfarë ndjen kur 10 mbi dhëndrin, por duke qenë vëllai i Gencit dhe sipas Ligjit 7501 të Neandertalit, i bie të mos jetë indiferent ndaj kënaqësisë që të fal ulja në oturakun që i duket stol.
Ai që mbi dhëndrin oturak 10 rregullisht, jo se ka qejf, por si detyrë patriotike, profesionale, njerëzore, për ruajtjen e mjedisit nga ndotjet, i vetmi Misionar i madh, altruist i vërtetë, mik i sinqertë, që u dha dhe vazhdimisht u jep shqiptarëve mësime me vlerë të pallogaritshme mbi kapitalizmin, median, lajmin, fjalën e zgjedhur, vetëpërmbajtjen, vërtetësinë, ekuilibrin, përkushtimin dhe përuljen ndaj publikut, është 1 dhe vetëm 1, Carlo Bollino. E pranojnë të gjithë. Bashkë me ata që paguhen me pare të vjedhura, edhe secili nga mijërat që mbi Dhëndrin Oturak 10.
Komente












Shkrim fenomenal. I ngritur artistikisht dhe me lidhje organike me realitetin e sotëm sa monstruoz aq edhe surreal dhe tejet i sëmurë. Por veçse ka një problem të madh, se sa më shumë kalon koha, aq më shumë shtohet muti dhe po bëhet aq kapicë e mullar ky material kolateral, sa që nuk do të gjejmë më vënd për të dhjerë dhe ka shumë mundësi që të vdesim të gjithë nga era e qelbur dhe gazrat helmuese te këtij kapirdhtadhizmi të ndyrë...
Përgjigju