Edison Ypi: Disa burgosje

Edison Ypi: Disa burgosje

Edison Ypi

Doktor Faqeziu na flliqi. Pështyu mbi moralin, pshurri mbi etikën, na mbyti me rrena, hilera, dredhira, refuzoi përgjegjësitë, zuri hasha gabimet, zhgënjeu pritshmëritë, helmoi shpresën, vrau të kaluarën, pushkatoi të ardhmen, dhe tani fajet e veta po do me ja hedh në kurriz Sovranit. Komunistin faqeqymyr e pranuam, e votuam, e zgjodhëm, e duruam, jo se deshëm të bënim krushqi me të, as se llafoset bukur, por sepse na duhej për administrator, nëpunës, hyzmeqar i Sovranit popull për të qeverisur tranzicionin, asgjë më tepër.

Mirpo Doktor Dallaverja e drodhi rrugës. Po rreket të ndorrojë rolet, të bëjë rrrokadën, të jetë ai Sovran që i duhet plotësuar çdo dëshirë, dhe të tjerët hyzmeqarë që t'i lajnë kokën, këmbët, dhe faqexaxi pastaj ta hedhi ujin e pisët të legenit të këmbëve mbi kokat e  mjeranëve të rrugicës. Së fundi, përveçse si Sovran, po na shurdhon duke dalë majë penxheresë si predikator, si bari', si prift në Altar, si shenjtor. E kush ?! Ai që ka 12 vjet që vetëm humb ! Mundësia që Faqeziu Doktor ta sjelli në pushtet Partinë Demokratike është ekzakt sa mundësia që në një nga këto ditë të gdhihet nja 40 pranvera më i ri.

Faqekuqi nuk ka turp. Faqeterrit nuk ia bën tërr syri. Faqebloza nuk skuqet as nuk zverdhet. Insistimi shtazarak i Faqekatranit për të mos u shkulur nga kolltuku të le pa ment. A ka Besë e Fe e Kanun ky Faqenxirë ? A i ka rrjedhur ndonjëherë mbi faqen sterrë ndonjë pik lot ? A e ka mbështetur ndonjëherë ndonjë Femër kokën e saj te supi i tij ? A ka dëgjuar ndonjëherë të paktën notat e para të Simfonisë së pestë ? A ka ide ky vampir ç'farë janë: pranvera, aroma e blirit, era e dheut pas shiut, shushurima e pyllit, pëshpëritja e përroit ? Apo faqa pa faqe di vetëm: Ky vodhi ai xhvati, këtë rrihe atë vrite, këtij jepi një kioskë te Dogana, atij një dyqan në aeroport, atij tjetrit një hidrocentral në Mokër. Hardhuci që mbahet për dinosaur, pas 12 vjet që nuk vjen dot në pushtet, do duhej të ishte larguar 12 mijë herë. Por hiç s'e ka ndërment.
Ça me bo me Faqedreqin ?

Ta pushkatosh, Faqemenderja vdes, ngrihet lugat, del natën nëpër qytet pyet derë më derë: Në cilin livadh po ha bar PD-ja ? Ça bëhet andej nga foltorja, penxhereja, rrugica ? Si e kam Gjirin e Lalzit, Gërdecin ?
Ta marrësh ta hedhësh në kazan të plehrave, Faqeziu ikën siç ka ikur disa herë, te fjalimet, dokrrat, rrenat.

I vetmi vend të cilin Faqeskilja nuk e variacionon dot, është burgu. Aq ymër sa i ka mbetur, Faqekongjilli që na i la komunistat në krye të vendit, duhet të rraset e plaset në burg. Për një mijë arësye. E para sepse kështu dua unë.

Por jo të burgoset te burgu i 1 penxhereje te vrima e shpresës dhe gjilpëra e kashtës. Vetëm te burgu i 7 penxhereve në Gjirokastër. Ku të kalb lagështia. Të pickon gjarpëri. Të kafshon miu.

Që të pastrohet Shqipëria, pas Faqetiganit, ja disa të tjerë që e kanë hak të gjallojnë ca kohë pas hekurave:

Agim Doçi, për shembull, ai që tre mijë këngë shkroi, tre mijë herë ja puthi bythën kurvit dhe ja lëpiu mishin partisë. Dhe kanë paturpësinë të thonë se ishte poet. O j'u hëngërt mortja j'u hëngërt: Mos j'u afro atij këllirës se është spiun - më thoshin në atë kohë ata që Doçit ja dinin sherrin. Le të vazhdojnë t'i bien legenit nostalgjikët e vjershëzave të Doçit duke thënë se bejtexhiu i festivaleve ishte artist. Mua që më bënte për të vjellë them se llapaqeni që gjithë jetën u përdrodh si larvë, na e hodhi, iku pa u lagur. Për këtë, llapaqeni duhet të kthehet nga ajo botë në këtë botë për të bërë ca burg postum derisa të kërrejë një vjershëz pa parti brenda, dhe veshët e miletit të bjenë rehat.

Bendi Fevziu s'po lë zgëq të planetit pa parë. Deri te kanibalët ka vajtur. Por ska qënë kurrë në vendin më spektakolar të botës: Qafën e Martës. Të shkosh deri te të zinjtë me hekura në hundë ku vete Blendi, pa vajtur më parë në Backë ku ka qënë mësues babai Hektori që ikte nëpër male e nëpër dimër 20 orë më këmbë në Korçë, kjo s'ka bythë ku të rrijë, kjo përbën krim. Që të sensibilizohet për vendet spektakolare të Shqipërisë dhe vuajtjet e familiarëve të vet, si dhe kanibalët të bien rehat nga vizitat e shpeshta që po u bën, Blendi meriton nja dy ose tre vjet burg.
Agim Nesho, kjo midhje që llap, ky budalla me brirë, ky shterp, ky langaraq, ku gagaç që s'lidh dot dy fjalë, ky dallamango pa asnjë ide, ky papagall i pështirë, ky pilaf me mish qeni që thotë se është Ambasador, s'ka derman tjetër ta qepi gojën e shqepur sa të Guimplenit, veçse të mbyllet nja tre a katër vjet në burg.

Dhisar Shiti, ky neandertal i Letërsisë, ky shpellar i Poezisë, ky egocentrist i qelbët i pashërueshëm, ky skuth dhe rrenacak i pashoq, ka një binjak. Binjaku i Dhisar Shitit është ai lapidari në qaf të malit, ku mbi pllakë përkujtimore është shkruar:

Në këtë vend, pas luftës heroike të partizanëve, gjermanët vranë shtatë partizanë.

Në fakt te ai vend s'u bë asnjë luftë. Gjermani s'ishte marrosur tu ngjitej maleve kot. Partizanët u vranë bukur e bukur me njëritjetrin. Pllaka dëshmon heroizmin inekzistent propagandistik. Dhisar Shiti, shqipen e të cilit, po i hyre ta lexosh të duket sikur po ha zhavorr, s'ka muhabet tjetër veç atij më të urryerit në botë; talenti i tij, vuajtja e tij, sukseset e tij, librat që ai lexoi, kafetë që ai lëpiu, muhabetet që ai bëri, lëvdatat që atij i thurën, medaljet që atij ja dhanë, ofiqet që atij ja blatuan, dhe të tjera pështirosja. Dhisar Shiti nuk është prej mishi. Dhisar Shiti është prej llamarine. Nga ato që teprojnë nga prodhimi i tenxhereve, dhe vjen i mbledh një jevg me karrocë. Shiti Dhisar është një karrakatinë njerëzore mbytur në konvencionalizëm soc-realist. Nga ai më i fëlliqti, i Lidhjes së Shkrimtarëve, Gazetës Drita, Revistës Nëntori. Për të cilat Dhisari ka një adhurim nostalgjik, një mallëngjim dhe pikëllim të pashlyeshëm.

Dhisari mund të qe' fare mirë bujk me hosten e plug, çoban me gunë e fyell, marangoz me sqepar e sharrë, samarxhi me spango e gjylpyer, se për Letërsi o ta marrsha, shitësin e djathit edhe mund ta kesh, por Dhisarin kurrë. Shiti dhe Letërsia janë më larg se i sëmuri me Diabet nga tepsia me pasta. Pyet kë të duash: E njeh Dhisar Shitin ? Po, të thonë të gjithë, është shkrimtar me nam. Ça ka shkruar Shiti ? Aty zënë e krruajnë kokën. Këtë askush nuk e di. Jo se Shit mburracaku shkruan kështu apo ashtu dhe njërit i pëlqen e tjetrit jo. E shkruara e Shitit me uniformitetin tmerrues dhe banalitetin uluritës që e karakterizon, është njësoj e pështirë për të gjithë.

Shiti ka fut në një kazan krejt bajgat soc-letrare, i ka zjerë, u ka pirë lëngun, elisiri e ka dehur, i është futur Letërsisë si turku summerlandit. Halli me Dhisarin është se Shiti nuk është individ, është fenomen. Shiti është "Shitorja" te lagja, kthesa e parë semafori i dytë, kafeneja e tretë, djathtas, te një përrua ku shurrojnë budallenjtë. Po pun' e madhe fort e kujt po i plas se paska qënë Shiti në burg. Kush nuk ishte në burg kur shiti me shokë kompromentonin talentin me soc-letërsi ? Dhisari doli nga rrjeshti ? Hiqmu sysh, plehër. Fati i zi dhe Talenti i vërtetë janë më larg se minus infiniti me plus infinitin. Që Dhisar Shiti të mos vazhdojë të pjerdhi e të dhjesi duke ndotuar ambientin dhe profanuar Tempullin me bajga letrareske me tre pika shurre në fund, duhet mbyllur në burg. Jopo ka qënë një herë në burg për ca bejte, janë dëngla melodramatike të neveritshme që i përhap vet Shiti. Deliranti që e ndot mjedisin me kakërdhiat e veta duke nxjerrë në tezgë gjithçka, nga përndjekja tek intimitete familiare me fatkeqsi makabre për shkaqe banale, duhet të mbyllet urgjent në burg. Derisa era e pordhëve të lodhura të Shitit të harrohen, jo më pak se 10 vjet.

Sonila Meço, apo Nëmërçka, edhe asaj s'i bën keq të mbyllet ca vjet në Hapsanë. Si ja bën Zonja Nëmërçkë  që me kalimin e kohës hiret i shtohen ? Të gjitha plaken, Nëmërçka rinohet. Të tëra rrudhen, Meçua zbukurohet. Të gjitha fiken, Sonila ndizet. Pse nuk e tregon kjo Zonjë sekretin e kronologjosë që rrjedh mbrapsht, të fshehtat e fitoreve kundër tiransë së kohës ? T'i mbash për vete këto sekrete, favorizon kalbjen e rracës, është tradhëti ndaj Atdheut, krim i rëndë që  meriton arrestim dhe dënim. Që Zonja e lartë të zerë ment e t'ua japë dhe të tjerave sekretin e viteve që kalojnë dhe shtimit të hireve në relievin e fundbotshëm nën rrobat e Nëmërçkës, Sonilës nuk i bëjnë keq ca vite burg. Fjalë goje. Përmasat fenomenale të Nëmërçkës do nxjerrin probleme logjistike. Një burg për Vjosën që rri gjithë kohës shtrirë, është i mundur, por ka kosto të lartë. Për Nëmërçkën që rri gjithë kohës në këmbë nga këmbët e lagura në Vjosë, te koka me dëborë, duket problem që duhet ta zgjithi administrata penitenciare në bashkëpunim me NATO-n që ka vinçat dhe buldozerët e duhur. Urgjent Nëmërçkën në burg. Të zerë ment.

Të tregojë sekretet e rinisë së përjetëshme gocave dhe grave që po lën nam me gjithato operacione plastike.

Tomorr Alizoti, po nga ngjave o bastard që po na nxin faqen, nga ngjave ? A nuk i dëgjon klithmat e Fejziut që ngrihet çdo natë nga varri, kërkon të vijë të kapi për fyti por e pengon roja komunist i vorrezave që shkon çdo mbrëmje poshtë penxheresë së rrenave ? Nam të zi je duke lënë që i je qepur Doktor Faqemehitit me të bo deputet si bajga pas kashtës së kasolles. Më bën dhe si gjeopolitikan, pa le. Mblidh veten kusho. Të pashë prapë te Doktor Faqezifti, do të fus në burg pa më lëvizur qerpiku. Këtë herë shpëtove. S'flas dot. Mu bë një lëmsh në fyt.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linza: 23/07/2024 17:27

    Te lumte! Nje pershkrim shume i bukur i ketyre faqezinjve qe ke permendur. Na perfaqeson te gjitheve mendimet per ta. Te lutem vazhdo me ca te tjere, si psh Gjekmarkaj, etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar