Edison Ypi: U bëre komunist

Edison Ypi: U bëre komunist

Edison Ypi

U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur)

U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë.

U bëre komunist sepse gjyshi, xhaxhai, babi, ishin komunista, mami jo.

U bëre komunist sepse u ndjeve i vetmuar.

U bëre komunist sepse ishe besimtar.

U bëre komunist sepse kinemaja, teatri, piktura, leteratura, ta kërkonin të bëheshe.

U bëre komunist sepse ashtu të thanë.

U bëre komunist sepse nuk t'i thanë të gjitha.

U bëre komunist sepse kohë më parë ishe bëre fashist.

U bëre komunist sepse Sejfulla Malëshova ishte njeri i mirë.

U bëre komunist sepse Sali Kulla ishte njeri i keq.

U bëre komunist sepse ishe i pasur, por të dhymysej populli.

U bëre komunist sepse pije verë dhe të pëlqenin ahengjet.

U bëre komunist sepse nuk e besoje Zotin, dhe tu desh një Zot tjetër.

U bëre komunist sepse aq të mahnisnin puntorët sa tu tek të bëheshe njëri prej tyre.

U bëre komunist sepse të lodhte puna.

U bëre komunist sepse të duhej rritje rroge.

U bëre komunist sepse tu duk se me sot me nesër revolucioni do shpërthente.

U bëre komunist sepse borgjezia, proletariati, lufta e klasave...që i hëngërt mortja të gjitha.

U bëre komunist për ta torturuar babain.

U bëre komunist duke parë Syri tv.

U bëre komunist sepse tu tek të shtetëzoje gjithçka.

U bëre komunist sepse Materializmi Dialektik tu duk si Ungjilli sipas Leninit.

U bëre komunist sepse të doli në ëndërr se puntorët do të besonin.

U bëre komunist sepse s'të zuri syri asgjë më të mirë rretherrotull.

U bëre komunist sepse më keq se ne është vetëm Uganda.

U bëre komunist sepse nuk munde ta durosh më gjatë Partinë Demokratike plot me mafioza dhe bastarda.

U bëre komunist sepse piramidat, Gërdeci, katër të vrarët në bulevard, e të tjera e të tjera.

U bëre komunist sepse të erdhi në majë të hundës nga kjo gjë e shpifur që e quajnë Demokraci.

U bëre komunist sepse ëndërrove një liri të ndryshme nga ajo amerikane./Marr nga profili i autorit në Facebook

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Edhe sot ditë me shi, mos harroni të merrni çadrat

Parashikimi i motit/ Edhe sot ditë me shi, mos harroni të merrni çadrat