Edmond Dragoti për raportin e OKB: Popullsia është duke u rrudhur me përmasa katastrofike

Shqipëria rrezikon që të rrudhet në pak më shumë se 1 milionë banorë deri në vitin 2100, tregon një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar ritmeve të tanishme të rënies së lindshmërisë, emigracionit dhe lëvizjes së qytetarëve.

Këto fakte por edhe faktorë të tjerë, në një intervistë për Report Tv sociologu, Edmond Dragoti tregon shkaqet që mund të sjellin këto rezultate si dhe masat që duhet të merren për ta parandaluar.

Sociologu, Edmond Dragoti duke iu referuar raportit të OKB për parashikimet e ritmeve të popullsisë së vendit tonë, tregon disa nga shkaqet që mund të na çojnë në këtë situatë, të cilat lidhen së shume edhe me ndryshimet që pësoi vendi ynë pas viteve '90.

Mendoj se emigrimi është faktori kryesor ai që ndikon, ndryshimi i madh social që pasuam ne si vend, politik dhe ekonomik solli një liri të paqëndrueshme, kaotike të popullsisë. Veç kësaj lëvizje ka pasur dhe mosha e lindshmërisë, mosha e lindjes së parë dhe lindjes së fundit, nëse ka pasur një fashë shumë të gjerë më parë, d.m.th lindja e fundit më parë shkonte 50 vjeç, sot shkon 40vjeç. Kjo do të thotë që sot ka shumë pak mundësi dhe kohë familjet e reja që të lindin.

Sociologu, Edmond Dragoti

Sociologu thotë se krahasuar me rajonin, Shqipëria është një vend më i avancuar në qëndrueshmërinë e rritjes së popullsisë, por megjithatë tkurrja e popullsisë do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit.

Zhvillimi i pakët ose i dobët ekonomik ndikon negativisht në shtimin e popullsisë, stimulon largimin, pasigurinë dhe mungesën e perspektivës në një vend të caktuar. Rënia e numrit të popullsisë është përgjysmuar krahasuar me tendencat në vitet e mëparshme, si p.sh në vitet 90. Krijimi i mundësive të zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimi i hapësirave dhe politikave vizionare të cilat japin perspektivë të rinjve, do bëjnë të mundur që të rikthehen një pjesë e konsiderueshme e tyre.

Sociologu, Edmond Dragoti

Sa i takon popullsisë globale, OKB parashikon që në vitin 2050 ajo të cekë 9.7 miliardë banorë, ndërsa në vitin 2100, 11.2 miliardë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 11/05/2018 21:33

    Ky Drogoti cfare eshte sociolog apo psikolog, apo asnjera nga te dyja se ka mbaruar per rusisht. E nxorren jashte loje nga departamenti i psikologjise dhe pk na shfaqet si sociolog hahaha Neser do ta shfaqet si trenist hahaha mjafton te dale ne media hahHa Iken rinia shqiptare se jane kellira si ky qe jane pasuruar duke vjedhur projektet qe duhen te ishin ne te mire te komunitetit. Iken rinia se vajza jote mbaron dy universitete ne te njejtin vit dhe e con Tahiri te dekoroje veteranet ne ministriine e mbrotjes. Iken rinia se shushunja si ty dhe familjaret e tu nuk lene vend per karierat e te tjereve. Edhe librat qe ke publikuar o Drogot plagjiature e paster jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi