TIRANË- I menduar dhe realizuar në detaje, me gjakftohtësi të plotë. Kjo është analiza e hetuesve për atentatin e së dielës në Bërxullë, ku mbeti i vrarë Edmond Sula. Për nga mënyra si ka vepruar, grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë me pagesë.
Atentatori i cili nuk ka lënë asnjë gjurmë në vendngjarje dhe ende nuk është identifikuar, e ka pritur shënjestrën derisa sa zbriti nga automjeti dhe po i afrohej derës së banesës së tij,. Më një tek plumb pas koke, nga një distancë e largët, vrasësi e la të pajetë 50-vjeçarin,
I vetmi moment kur ai është pikasur, është nga një kamer sigurie teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit, por pa elementë të dukshëm që mund t’i zbulojnë identitetin. Persona të tjerë mendohet ta kenë pritur në një vend më të largët, me një automjet, me të cilin mund të jetë larguar. Mungesa e kamerave në distancë e bënë të vështirë identifikimin e makinave që mund të kenë lidhje me atentatin.
Edmond Sula, njihej si një person me ndikim në zonë. Thuajse çdo ditë kishte takime me persona të interesuar për shitblerje tokash, e cila po verifikohet nga hetuesit. Familjarët, ndërkohë, deklaruan se nuk kanë dijeni që 50-vjeçari të ketë pasur ndonjë konflikt kohët e fundit.
Edmond Sula nuk ishte një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Në të kaluarën ai ishte hetuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.
Komente









