Edmond Tupe:  “Delikatesa”,
dhuratë për Shën Valentinin

Edmond Tupe:  “Delikatesa”,<br />dhuratë për Shën Valentinin
TIRANE - “Delikatesa”, një dhuratë për Shën Valentinin do ta quante Edmond Tupja, shqipëruesi i këtij libri të David Foenkinos, në emisionin Rreze Dielli të A1 Report. Tupe shprehet se Foenkinos “Është autor i veçantë në stil dhe kjo e ka ndihmuar të bëjë më të prekshëm një nga fenomenet shumë më të vjetra në botë që quhet dashuri”. Delikatesa" e David Foenkinos është një histori dashurie e ëmbël dhe delikate, mbi aftësinë e zemrës për t'u ripërtërirë e për të gjetur një rilindje edhe mbas humbjes më të madhe.

Vepra është e para e përkthyer në shqip nga autori David Foenkinos, i cili mban mbi vete dhjetë çmime letrare. i përkthyer në 30 gjuhë ky libër që trajton një nga temat me delikate u përshtat edhe për kinemanë ku nisi të xhirohet filmi me të njëjtin titull, me Audrey Tautou në rolin kryesor. Shqipëruesi i “Delikatesës Edmond Tupja, ka rrëfyer dje në emisionin Rreze Dielli veçoritë e këtij libri duke u shprehur se “iu drejtohet të gjithë atyre që kanë nevojë për pak ëmbëlsi dhe dashuri në jetën e tyre e që duan të zbulojnë sërish delikatesën e puthjes së vërtetë, e atyre që kanë nevojë të mahniten”. Në ditën e Shën Valentinit ditën e dashurisë të gjithë janë të prirur të ngacmohen nga ideja e të pasurit pranë njeriun e zemrës, ose për të kujtuar së paku një njeri të dashur. Eddmond Tupja i njohur edhe për fjalorët e tij të famshëm erotikë i përgjigjet me nota humori gazetares Eneida Xhelili për sjelljen në gjuhën shqipe të librit “Delikatesa” me rastin e Shën Valentinit, duke i bërë lexuesit më shumë kuriozë.

Nuk kanë të mbaruar batutat e përkthyesit, kur thotë se “Populli shqiptar është popull erotik, pasi ha fasule që përmban vitaminë E dhe bukë misri”. Por esencialisht Tupe trajton në këtë intervistë, jo vetëm dashurinë si fenomen, por edhe fenomenet që ndodhin mes çiftit, duke treguar arsyet pse vjen një moment që çifti nuk ekziston më. Është një libër që analizon lindjen e dashurisë dhe rilindjes së dashurisë. “Manjola Nallbani ka një këngë “Kur rilinda nga një dashuri”. Mëson njeriu kur gabon.

Fazën kur prishet çifti dhe krijohet një çift i ri e shohim në këtë libër. Femra mbetet po ajo, meshkujt ndryshojnë”, thotë Tupja, duke komentuar se “Ke parasysh nëse ndahen gratë mënjanë dhe në një zyrë mbetet vetëm një grua, një  femër shefat, fqinjët i sulen të gjithë, është psikologji e vjetër kjo”. Në këtë libër me pak fjalë mund të thuhen shumë gjëra. “Është stil i natyrshëm plot domethënie dhe nëntekste, duhet të kesh dashuruar që ta kuptosh”, shpreht Tupe, ndërsa më tej konstaton se “libri ka brenda psikologji, analizon shpirtin e femrës, të mashkullit. Natalia dhe Fransuai në filim janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Çdo hap i historisë së tyre brumos një dashuri ideale dhe pas shtatë vjetësh martesë, Natalia nuk i kupton të tjerët kur thonë se çifti kërkon punë. Por, çdo gjë merr fund, kur Fransuai vdes papritur.

Vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve të saj dhe askujt nuk i lejohet të hyjë aty”. Më tej Tupe shprehet se libri është më tepër se një dhuratë për Shën Valentinin? “Ka dhurata jomateriale dhe që kanë vlera shpirtërore. Ndaj unë ia dhurova sime shoqeje, ajo po e lexon. Tupe, pasi ka përkthyer këtë libër përforcon bindjen se dashuria është alkimi “në të ndikojnë faktori kulturor, faktori social, familjar, psikologjik, erotik, thotë Edmond Tupe.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ