Paris 2024/ Priten kabllot me fibra optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot me fibra optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Pasagjerë në stacionin hekurudhor

Një sulm i ri, këtë herë duke synuar kabllot me fibra optike të dy prej kompanive kryesore telefonike franceze (Sfr dhe Free) ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, 28 korrik. Sabotimi i infrastrukturave të ndjeshme në Francë ndodhi midis rajonit të Marsejës, Perpignan, Montpellier, në lindje pranë kufirit me Luksemburgun dhe në perëndim të Parisit jo shumë larg Versajës.

Kryeqyteti nuk u prek, por në disa vende të tjera pati ndërprerje. Sulmi u konfirmua nga Sekretarja e Shtetit për Çështjet Digjitale të qeverisë franceze, Marina Ferrari, e cila raportoi dëmet e shkaktuara në operatorët e telekomunikacionit në vend.

 “Kjo pati një ndikim të lokalizuar në aksesin në fibër, telefoninë fikse dhe telefoninë celulare”, tha ajo.

Zëvendësministrja dënoi “veprimet e papërgjegjshme” dhe më pas falënderoi ekipet e mobilizuara për riparimet dhe rikthimin në funksion të faqeve të dëmtuara.

Ndërkohë, një aktivist i ekstremit të majtë - i njohur për shërbimet e inteligjencës u arrestua dje pranë një lokacioni hekurudhor francez SNCF në Oissel, afër Rouen. Burri kishte në automjetin e tij "çelësat e hyrjes në dhomat teknike të SNCF", "prerëse teli", një "komplet çelësash universal", si dhe manuale dhe fletëpalosje të lidhura me të majtën ekstreme, tha një burim.

Nuk ka ende asnjë provë që e lidh këtë arrestim me sulmin e koordinuar të së enjtes mbrëma (25 korrik) që ‘paralizoi’ trafikun e trenave të shpejtësisë së lartë, por megjithatë burri dyshohet për një tentativë të re sabotimi.

Po ashtu mbrëmjen e djeshme, një tjetër person u arratis pasi u kap nga policia hekurudhore teksa priste me gërshërë një gardh në një linjë të shpejtësisë së lartë. Oficerët u lajmëruan nga sistemet e sigurisë.

“Ne kemi identifikuar një numër të caktuar profilesh që mund të kishin kryer sabotazhin”, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

 “Ata janë njerëz afër ekstremit të majtë, por duhet të jemi të kujdesshëm: duhet të kuptojmë nëse ata vepruan në mënyrë autonome apo nëse u manipuluan”.

Referenca është e zakonshme: siç kanë thënë ditët e fundit, hetuesit dhe qeveria franceze nuk përjashtojnë mundësinë që pas sabotimit që paralizoi rrjetin TGV, pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike mund të ketë vepruar "një dorë të huaj".

Në orën katër të mëngjesit të së premtes së 26 korrikut, u goditën tre nga katër qendrat e rrjetit të shpejtësisë së lartë: Croisilles, për të bllokuar linjat e shpejtësisë së lartë në Veri; Pagny-sur-Moselle ku qendra komanduese e centralizuar kontrollon trafikun në lindje të vendit; Courtalain, i cili bllokoi trafikun në aksin e Atlantikut. Ai në Vergigny, në rrjetin Juglindor, u prish: disa persona u panë në

shina dhe më pas arritën të arratiseshin. Dhe pikërisht prej aty nisi hetimi që do të çonte në identifikimin e profileve të para.

Megjithatë Darmanin, mori përgjegjësinë për përgjigjen e Francës.

“Nuk mund të flasim për dështim të shërbimeve të sigurisë: vendi organizoi ngjarjen më të madhe në botë pa asnjë incident”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.La Repubblica

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja