Eduard Zaloshnja: Korrelacioni negativ mes protestave ekstreme dhe rezultatit pasardhës elektoral

Eduard Zaloshnja: Korrelacioni negativ mes protestave ekstreme dhe rezultatit pasardhës elektoral

Sali Berisha

Në literaturën shkencore mund të gjenden dhjetra studime rreth efektit të protestve paqësore dhe atyre ekstreme në rrotacionin e pushtetit. Gjetjet e atyre studimeve tregojnë se në shumicën dërrmuese të rasteve, të parat kanë qenë shumë më të suksesshme se të dytat. Kjo, për faktin se protestat paqësore, kur kanë pjesëmarrje masive, shërbejnë si një sinjal se shumica e popullsisë kërkon ndryshim politik.

Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë studim shkencor për protestat e ndryshme qysh pas rrëzimit të regjimit komunist (gajtë regjimit komunist nuk kishte protesta, për arsye mëse të kuptueshme). Sidoqftë një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të tre dekadave të fundit mund të na japë një ide.

Pas humbjes së thellë më 1997, Berisha u rikthye në selinë e PD-së me objektivin që ta rrëzonte PS-në nga pushteti sa më shpejt. Dhe strategjia e tij ishte ajo e protestave të egra, që kulmuan me pushtimin e përkohshëm të Kryeministrisë, Parlamentit, RTSH-së, ministrive etj. Por meqë përkrahja e brendshme ishte e kufizuar vetëm në pak mijra militantë dhe përkrahja e jashtme ishte praktikisht zero, Berisha u detyrua të tërhiqej bashkë me një grup militanttësh në selinë e PD-së.

Në zgjedhjet lokale të rradhës, PD-ja humbi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të rradhës, PD-ja dhe aleatët e saj morën vetëm 37% të votave, ndikuar edhe nga ndarja e një grupi demokratësh paqësorë që krijuan PDr-në.

Duke marrë mësim nga rezultatet e atyre zgjedhjeve, Berisha iu fut rrugës paqësore të protestave, që kulmuan me protestën më të madhe të PD-së në shekullin e ri (me sloganin “Nano ik!”). Duke ndërthurur protestat paqësore, me krjimin e KOP-it (një komitet i përbërë nga të rinj intelektualë me arsimim perëndimor), si dhe me silura diversioniste në kampin socialist (për ndarjen e Nanos nga Meta), Berisha arriti të rikthehet në pushtet më 2005, megjithëse koalicioni i tij mori vetëm 44% të votave.

Pasi erdhi në krye të PS-së (pas dorëheqjes së Nanos), Edi Rama zgjodhi rrugën paqësore të të bërit opozitë. Ai riafroi Ilir Metën, dhe në zgjedhjet e para lokale, PS-ja fitoi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Por duke e ndjerë veten të fuqishëm, Rama u nda nga Meta para zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, të cilat i humbi me diferencë centimetrike.

Pas atyre zgjedhjeve, Rama zgjodhi rrugën e protestave të egra që kulmuan me një grevë 40-ditore urie para Kryeministrisë dhe, sidomos, me atë të 21 janarit 2011. Por ato protesta nuk prodhuan një rezultat pozitv elektoral për të. Atë vit ai humbi Tiranën me diferencë milimetrike, ndërkohë që e kishte fituar katër vjet më parë me 20 mijë vota epërsi.

Pasi u përhumb në muajt e verës duke shkruajtur librin e tij “Kurbani”, Rama iu rikthye strategjisë paqësore, e cila kulmoi me “darkën e ngjalave”. Darkë ku u ribashkua me mik-armikun e tij Meta. Dhe në koalicion me të i dha 1 milion shuplaka Berishës.

Berisha u tërhoq formalisht nga froni i PD-së dhe ia la atë Bashës, i cili iu rikthye opozitës ekstreme. Bojkotoi reformën territoriale dhe gjobën e mori në zgjedhjet lokale të 2015-ës, ku harta administrative e Shqipërisë u ngjyros 75% e kuqe. Bllokoi 3 muaj me çadër bulevardin para zgjedhjeve të 2017 dhe gjobën e mori në zgjedhjet e atij viti, ku PD-ja mori vetëm 29% të votave. Bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës dhe PS-ja mori 100% të bashkive…

Para zgjedhjeve të 2021-shit, Basha (nënkupto edhe Berisha pas tij) e mblodhën mendjen dhe zgjodhën rrugën paqësore të ardhjes në pushtet. Rezultati në ato zgjedhje ishte shumë më i mirë se 29-përqindëshi i 2017-ës (mori pothuaj 40% të votave), por sidoqoftë nuk arriti dot rrotacionin.

Më tej, rezultatet katastrofike të zgjedhjeve lokale të 2023-shit për opozitën nuk kanë korrelacion me llojin e protestave, por me përplasjet e egra brenda saj (kujtoni 8 janarin 2023 në oborrin e SHQUP-it). Ndërsa rezultatet e pritshme më 2025 mund të kenë korrelacionin negativ mes protestave ekstreme dhe rrotacionit. Një korrelacion negativ që është evidentuar kudo në botë, si edhe në Shqipërinë tonë të vogël...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/10/2024 16:54

    Uau. Protestat e egra te 2011 nuk prodhuan rezultat pozitiv??? Ato pasuan ne 4 viktima pa faj vrare nga garda si shprehje e frikes se sigurise per ish Kryeministrin - qe ishte dhe shenjestra e operacionit te dhunes me 200 gangot e Tomes pergatitur per kete pune. Dhe qe solli nderhyrjen sorrosiane te Klinton H ndaj Metes e detyruar ate ti bashkohet Rames - ngjala i ngeci me pas. Aq rende marredhenia me te verteten sa qe genjeshtra u eshte kthyer ne vlere ditore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë