Eduard Zaloshnja: Ndoshta 12 milionë vizitorë të huaj më 2024; siguria e jetës prioritet si për banorët, edhe për vizitorët

Eduard Zaloshnja: Ndoshta 12 milionë vizitorë të huaj më 2024; siguria e jetës prioritet si për banorët, edhe për vizitorët

Pas pandemisë Covid-19, dyndja e shtetasve të huaj që erdhën në Shqipëri regjistroi një rritje eksponenciale. Nga 6.4 milionë shtetas të huaj që erdhën në Shqipëri më 2019 (para pandemisë), më 2023 erdhën plot 10 milionë (shihni grafikun shoqërues). Dhe bazuar në një projeksion statistikor që kam ndërtuar në bashkëpunim me specialistin tim IT, këtë vit kjo shifër mund të shkojë deri në 12 milionë!

Me shtimin galopant të vizitorëve të huaj, shtohet edhe probabiliteti i krimeve ndaj tyre. Por në vitet e bumit turistik nuk është shënuar asnjë vrasje e shtetasve të huaj, përveç ndonjë incidenti pa pasoja të rënda. Madje edhe vdekjet e banorëve shqiptarë nga krimi jashtë familjes pothuaj janë përgjysmuar nga 2019 e këtej – vetëm 34 të tilla u regjistruan më 2023.

Pavarësisht këtij përmirësimi të sigurisë së jetës në vitet e fundit (si për banorët edhe për vizitorët), trupa policore e Policisë së Shtetit duhet të rritet, në pritje të rritjes galopante të turizmit. Nga 2019-ta, numri i punonjësve të policisë është tkurrur me rreth 1500. Të paktën duhet të rikthehet në nivelin e mëparshëm!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 04/01/2024 00:00

    Me kuzhinen qe kemi ne,,,duhet te kapim 50 milion turiste ne vit....te ndertohen dhe hotele e resorte me 4-5 yje,,se robt nuk do flene ne toke...duhet menduar dhe per 10 deboratore te medhenj ne bregdet qe jashtqitjet te mos hidhen ne det..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i kryeministrit Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë

Rrëfimi i kryeministrit Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë