Në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, kandidadtët për deputëtë të PS-së në Qarkun Tiranë morën 227 mijë vota, ose 48.7% të votave të vlefshme të qarkut. Ato vota u përkthyen në 18 mandate parlamentare, ose në 50% të 36 mandateve të qarkut.
Por shumë ujë ka rrjedhur qysh atëherë në Lumin e Tiranës…
Kështu, në Qarkun Tiranë tani do të jenë 37 mandate parlamentare në garë (dhe jo 36), si rrjedhojë e rritjes së numrit të shtetasve që figurojnë në Gjendjen Civile të qarkut.
Më tej, në zgjedhjet lokale të vjetshme, PS-ja shënoi një rezultat domethënës në Qarkun Tiranë – 5 kandidatët e saj për kryebashkiakë morën plot 75 mijë vota më shumë se rivalët e tyre të Bashkimit për Fitore (të Berishës dhe Metës). Pra, PS-ja e fillon garën me një epërsi të dukshme paraprake.
Meqë tani qarku Tiranë do të ketë 37 mandate parlamentare, llogaritë elektorale tregojnë se kalimi nga 18 mandate në 19 mandate, do të jetë pothuaj statistikisht i sigurtë për PS-në më 2025. Por arritja e 20 mandateve është e vështirë.
Vështirësia e mandatit të 20-të krijohet nga futja në skenë e partive të reja që janë themeluar qysh nga 2021-shi. Në dy sondazhe që kam zhvilluar së fundmi (me zgjedhës të këtushëm dhe në emigracion), partitë e sapoformuara duken të jenë domethënëse statistikisht. Por nuk është ende e qartë se kë do të dëmtojnë më shumë elektoralisht: PS-në e konsumuar në pushtet, apo PD-në e konsumuar në opozitë?
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Më pak votues për PS-në në Qarkun Tiranë, por edhe më pak për PD-në…
31 Tetor, 16:07
-
Zgjedhjet 2025/ Sondazhi në 'Repolitix' për qarkun e Tiranës: PS afër 19 mandateve, PD merr vetëm 12 mandatet e listës së mbyllur, për partitë e reja 5-6 mandate
30 Tetor, 21:04
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12
-
Zgjedhjet 2025/ ‘Krizë’ për votimin e numërimin elektronik! PD kundër: S'e duam! KQZ ofron Durrësin e Elbasanin! PS e LZHK preferojnë Tiranën
18 Tetor, 12:46
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ propozon votim dhe numërim elektronik në Elbasan dhe Durrës! PS e LZHK: Shtoni dhe Tiranën, qarku më i madh! PD pa përgjigje
16 Tetor, 11:55
-
KQZ kërkon nga Kuvendi 393 punonjës shtesë për zgjedhjet e pranverës 2025
14 Tetor, 15:40
-
Zgjedhjet 2025/ 'Berisha mesazh me 6 rregulla drejtuesve të PD: Më njoftoni kur të dilni në media për debat! Mbajeni mirë me gazetarët dhe analistët
14 Tetor, 12:03
-
‘Skadon’ afati! KQZ: Votimi elektronik në 5 qarqe nuk bëhet! Celibashi i propozon partive: Të bëjmë në Elbasan dhe Durrës
11 Tetor, 13:47
-
Eduard Zaloshnja: Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri
9 Tetor, 15:25
-
Eduard Zaloshnja: Korça, qarku ku do të pakësohet një mandat parlamentar
6 Tetor, 11:45
-
Eduard Zaloshnja: Vlora, qarku ku PDIU-ja mund të përcaktojë mandatin e 9-të të PS-së
4 Tetor, 15:41
-
Eduard Zaloshnja: Fieri, qarku ku PS-ja synon 10 mandate
3 Tetor, 16:21