Një edukatore 32-vjeçare, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Blutë raportojnë se edukatorja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 2-vjeçari brenda në ambientet e kopshtit.
Denoncimi në polici është bërë nga babai i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit. Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot. Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, njofton policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












Nuk dua te bej avokatin e Djallit,por ne kohen e Covidit,kur cdo gje ishte mbyllur,po shikoja ne TV nje nene qe ishte e detyruar te punonte ne shtepi dhe po ne shtepi po mbante 3 femijet e saj qe ishin nga 6 vjec deri fillim adoleshence.Zonja ankohej se tere diten degjonte vetem:Mami,mami,mami dhe keta i kishte te vetet dhe asnjerin bebe,apo toddler e megjithate i kishte ardhur ne maje te hundes.Tani imagjinoni te keni te beni me 10 femije ose me teper e te gjithe te vegjel.Veprimi i edukatores eshte i denueshem,por i kuptueshem.Askush nuk ka shpikur formulen magjike se si te sillesh me femijet ne raste e situata te tilla.
PërgjigjuKa nje fakt qe nuk e permend askush. Pertej kesaj ngjarje te denueshme dhe skizofrenie. Narkoregjimi i ketij shteti te korruptuar ka vite qe patronazhimin e ka shtrire ne te gjitha aktivitetet private ku punesohen njerez. Me lista ne dore nuk ka lene asnje profesion ne asnje biznes dhe ndermarje pa futur duart e korrupsionit dhe nepotizmit. Dhe kjo per te siguruar vota duke luajtur me buken e gojes dhe duke punesuar edhe kete kategori idiotesh.
PërgjigjuKjo femer, e para s'duhet me te lihet te ushtroje nje fonksion ne kontakt me te miturit. E dyta, duhet denuar per t'i treguar vendin dhunuesve te femijeve. Nje shuplake nje femije 2 vjeç se nuk e ze gjumi dhe qe shqeteson edukatoren e cila, me siguri kishte momentin e celularit apo thashethemeve me koleget..., kjo tregon se formimi eshte skandaloz dhe personat qe i kane dhene kete pune, edhe ata kane pergjithesi ligjore.
PërgjigjuPo sikur ta godiste një edukatore fëmijën tat, ti dotja kishe nxjerrë sytë asaj edukatorje moj bushtër. Nuk të ka marrë me zori kush në punë! Çfarë formimi kanë këto edukatore të kopshtëve private? Shteti ai kontrollon ndonjëherë?
Përgjigju