Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit

Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit

Foto ilustruese

Niveli i çmimeve të konsumit në Shqipëri varet shumë nga çfarë ndodh në Europë, ngaqë pothuaj 80% e tregtisë sonë të jashtme kryhet me vende evropiane. Çmimet e konsumit në Europë janë ndikuar shumë në tre vjetët e fundit nga dy ngjarje madhore: Pandemia dhe lufta në Ukrainë. E para ndikoi në çrregullimin e sistemit zinxhir të ofertës së produkteve nga Azia dhe e dyta në sistemin e furnizimit me naftë e gaz nga Rusia. Të dyja këto sisteme kanë qenë motorët kryesorë të rritjes së vazhdueshme të konsumit në Euroje, pa rritje të ndjeshme të indeksit mesatar të çmimeve të konsumit (çmimit të shportës mesatare të konsumit të qytetarëve).

Në tre vjetët e fundit, sipas Eurobarometrit, indeksi mesatar i çmimeve në Europë është rritur me 16% (konsumatorëve europianë u duhen mesatarisht 16% më shumë euro për të blerë të njëjtën shportë të konsumit që blinin në janar të vitit 2020). Në Shqipëri, sipas INSTAT-it, rritja e indeksit mesatar të çmimeve të konsumit në tre vjetët e fundit ka qenë 12.6%.

Duke shqyrtuar me detaje shportën mesatare të konsumatorëve shqiptarë, rezulton se zëri perime-patate ka patur rritjen më të lartë në periudhën trevjeçare, plot 36.5%. Ndiqet nga zëri vajrat e yndyrnat (33.4%) dhe zëri bulmetrat e vezët (32.1%). Në tërësi, zëri ushqime dhe pije jo alkolike (që përbën rreth 42% të shportës konsumatore të shqiptarëve) ka pësuar një rritje prej 24.5%.

Në anën tjetër të renditjes, çmimi mesatar i blerjes së automjeteve është ulur me 4.4% qysh nga janari 2020. Ndërsa çmimet konsumatore të furnizimit me ujë e energji elektrike për popullatën dhe të shërbimeve postare kanë mbetur të pandryshuara në tre vjetët e fundit. Në mes të rënditjes (me 16.4%), janë çmimet mesatare të transportit (privat e publik), të cilat janë ndikuar nga luhatjet në tregun e karburanteve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë