Efekti misterioz 'Doppler' i regjistruar në Antarktidë që regjistroi 10 milion shikime (VIDEO)

Efekti misterioz 'Doppler' i regjistruar në Antarktidë që regjistroi 10 milion shikime (VIDEO)

Misionet shkencore në Antarktidë janë të mërzitshme. Ndërrimi i ekipeve bëhet çdo 6 muaj. Nuk ka piceri, diskoteka, as pista bowling dhe as birrari. Pinguinët janë të shoqërueshëm por në mbrëmje ata nuk dalin me njerëzit. Atherë çfarë i'u mbetet studiuesve të bëjnë? Të hedhin kuba akulli në tubat metalik që ata kanë ngulur në sipërfaqen e tokës së ngrirë, të filmojnë lojën e tyre dhe ta shpërndajnë në mediat sociale.

Kur Peter Neff dy vite më parë nisi këtë traditë midis shkencëtarëve të bazave të Antarktidës, ai me siguri nuk mund ta kishte imagjinuar që kjo lojë do ta bënte atë të famshëm. Më shumë se 10 milion shikime në një postim të vetëm në Twitter, kurse sot në YouTube më shumë se 120 mijë të klikime të tjera dhe mijëra pëlqime në Facebook.

Po pse? Çfarë është kaq e çuditshme kur hedhim një bllok akulli në një vrimë të thellë 90 metra? Asgjë, por vetëm duhet të dëgjoni...Për të dëgjuar çfarë?

Peter Neff është kujdesur gjithashtu për të na shpjeguar efektin e tingullit të çuditshëm. Sipas tij, tingulli misterioz është pasojë e efektit Doppler. Kur blloku i akulli godet pjesën e poshtme të vrimës, valët e tingullit përhapen duke u ngjitur nëpër gjithë ngushtësinë e vrimës por jo direkt por duke u përplasur nëpër parete. Kjo do të shpjegonte edhe tingullin e ngjajshëm me zhurmën e plumbit rikoshet.

Më vonë studiuesi John Andrew Higgins, e përsëriti eksperimentin por duke hedhur blloqe akulli brenda një tubi 137 të thellë. Nëse vëreni mirë në këtë rast tingulli i 'plumbit rikoshet' u shumëfishua. Duket se ky është duke u bërë sporti i ri kombëtar në Antarktidë dhe se çmime të veçanta u jepen atyre që arrijnë të bëjnë sa më shumë tinguj të çuditshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë