Të dhënat tregojnë se, aktualisht, shtresa e akullit që rrethon kontinentin më jugor të planetit është në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.
Kjo është e fundit në një varg rekordesh për akullin e detit të kontinentit, pasi shkencëtarët kanë frikë se ngrohja globale mund ta kishte zhvendosur rajonin në një epokë të re të zhdukjes së akullit me pasoja të mëdha për klimën dhe nivelet e detit në botë, raporton The Guardian.
Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të identifikojnë të gjithë faktorët që çuan në uljen e nivelit të akullit të detit këtë vit, por studimi i tendencave në Antarktidë ka qenë historikisht sfidues.
Dr Will Hobbs, një shkencëtar i akullit të detit në Universitetin e Tasmanisë, tha se që nga prilli ritmi i rritjes së akullit të detit të Antarktidës ka qenë "shumë, shumë i ngadaltë".
“Ky nuk është vetëm një ndryshim i madh nga mesatarja, por edhe nga rekordi i mëparshëm. Në maj ishte shumë e qartë se ne kishim diçka spektakolare”, tha ai.
Akulli i detit të Antarktidës kalon një cikël vjetor që arrin shtrirjen më të ulët çdo shkurt dhe nivelet më të larta në shtator.
Në një vit kur disa rekorde globale të nxehtësisë dhe temperaturës së oqeanit janë thyer, disa shkencëtarë këmbëngulin se ulja e nivelit të akullit në det është fenomeni që duhet t’i kushtohet urgjentisht vëmendje.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
34.9%
Vota total: 690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamje mahnitëse nga Antarktida, pinguinët sfidojnë lartësinë teksa zhyten në ujë për ushqim
12 Prill, 20:36
-
Ndryshimet klimatike! Mijëra pinguinë perandorë po ngordhin nga shpërbërja e akullit, sateliti gjurmon katër grupe të reja
24 Janar, 10:15
-
Akullnaja e paqëndrueshme e njohur si 'Fundi i Botës' paraqet rreziqe të reja për planetin
18 Shkurt 2023, 21:28
-
Zbulohet një meteor i rrallë 7 kg në Antarktidë
24 Janar 2023, 22:24
-
Stuhia godet anijen gjatë lundrimit në Antarktikë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur
3 Dhjetor 2022, 11:49
-
Gratë kërcejnë mbi një copë akulli dhe dhurojnë spektakël, ‘grushti’ i fuqishëm që i jep arti ndryshimeve klimaterike në Australi
17 Janar 2022, 11:03
-
Qëndroi i zhveshur dhe i mbuluar deri në qafë me akull për 3 orë, burri lituanez thyen rekordin Guinness (VIDEO)
27 Tetor 2021, 07:53
-
Përballen me një stuhi dëbore dhe temperatura -20 gradë humbin jetën pesë alpinistë rusë
24 Shtator 2021, 13:16
-
Pse duhet te mbani kripë me vete në rast rreziku?
18 Shtator 2021, 18:34
-
Shembja e akullnajës në Himalaje, shkon në 18 numri i të vdekurve
8 Shkurt 2021, 10:33
-
Akulli dhe ngricat mbërthejnë rrugët! Në Dardhë kalimi vetëm me zinxhirë, izolohet Komuna e Dardhasit nga bora, pa drita disa fshatra
15 Janar 2021, 08:35
-
Pamje të frikshme nga New York-u, akulli mbulon zonën e liqenit Erie (FOTO)
2 Mars 2020, 15:49