Një ditë pas vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në një operacion në Torovicë të Lezhës, familjarët e Ardian Kodrës kanë nisur ceremoninë mortore, por ende nuk kanë mundur që të caktojnë orarin e varrimit, pasi djali i Kodrës është emigrant në Gjermani dhe është nisur për të ardhur drejt familjes.
Në pamundësi për të gjetur biletë avioni, djali i Kodrës është nisur me automjet drejt Shqipërisë, por nuk dihet sesa mund të zgjasë udhëtimi, çka ka kushtëzuar edhe caktimin e orarit të varrimit të babait të tij.
Sipas burimeve nga familja e të ndjerit, bëhet e ditur se, ceremonia mortore mund të mbahet gjatë pasdites, ku pritet të marrin pjesë drejtues të lartë të policisë së shtetit, kolegë të efektivit, familjarë dhe të afërm.
Homazhet në nder të efektivit të vrarë do të mbahen nga ora 17:00 deri në 19:00 pranë Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. të efektivit të vrarë
Trupi i pajetë i efektivit të vrarë do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës, pasi ai bashkë me familjen jetonte në lagjen Rus, në vendin e quajtur “Mahallë e re”.
Ardian Kodra u vra teksa po merrte pjesë në një aksion për të nuetralizuar e arrestuar një person të armatosur ku u qëllua me dy plumba dhe humbi jetën.
Ardian Kodra mësohet se ka marrë dy plumba nga arma automatik me të cilin ka qëlluar Qosja dhe nuk ka mundur të mbijetojë dhe pse është dërguar në spital.
Autor i këtij krimi është David Qosja, i cili u arrestua pas 5 orë rezistencë. Ai qëlloi disa herë me armë policinë, por efektivët u futën në banesë pasi hodhën gaz lotsjellës dhe bënë të mundur arrestimin e tij.
Qose ishte i armatosur me armë automatik dhe pasi ka terrorizuar banorë te Torovicës në Lezhë duke qëlluar në ajër është mbyllur në banesë.
/Shqiptarja.com

Vrasja e efektivit, Çako pezullon nga detyra drejtorin e policisë Lezhë