Të paktën 16 nxënës kanë humbur jetën dhe 17 u lënduan në një aksident të ndodhur sot në veri të Egjiptit. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë aksidenti ka ndodhur në rrugën Kajro - Aleksandri, kur autobuzi me nxënës të një shkolle prvate u përplas me një kamion cisternë me karburant. 18 të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalet më të afërt.
Njëkohësisht, zëdhënësi egjiptian i ushtrisë, Mohammed Samir në profilin e tij në rrjetin social Facebook njoftoi se në vendin e ngjarjes është dërguar një helikopter i shërbimeve emergjente mjekësore. Egjipti është vendi që kryeson në Lindjen e Mesme nga numri i aksidenteve në trafik.
Aksidenti i sotëm vjen më pak se një muaj pasi 30 persona humbën jetën në një tjetër autobuz në jug të vendit. Qindra persona vdein çdo vit në aksidentet rrugore, shpesh të shkaktuara nga shpejtësia e shoferëve dhe rrugët shumë të këqija.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com