KAJRO- Egjipti është në vijë të parë në luftën kundër terroizmit, njoftoi sot në Kajro sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili po krijon një koalicion ndërkombëtar për t'u përpjekur të shpërbëjë xhihadistët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
"Egjipti është në linjë të parë në luftën kundër terrorizmit, në veçanti për sa i përket luftës kundër grupeve ekstremiste në Sinai", deklaroi Kerry gjatë një konference për shtyp.
"Është për këtë arsye që përpemi ta mbështesim, duke livruar muajin e kalaur helikopterë të tipit 'Apache' për Egjiptin", theksoi Kerry.
Sulmet kundër forcave egjiptiane u shtuan si reprezalje ndaj shtypjes së përgjakshme të përkrahësve të ish-presidentit islamik Mohamed Morsi që u rrëzua vitin e kauar dhe ku vdiqën më shumë se 1 400 persona./ATSh/