KAJRO - Arkeologët kanë bërë një zbulim të rrallë gjatë një gërmimi në Egjipt. Ata kanë gjetur një sarkofag 3600 vjeçar me një mumje brenda.
 
Lajmi u publikua nga e përditshmja egjiptiane Al-Ahram, e cila raportoi se skuadra arkeologjike, teksa po gërmonte në një varr në Luxor, zbuloi sarkofafgun e pikturuar, në formë njeriu.
 
Mumja daton rreth 1600 para Krishtit, në periudhën e dinastisë së 17 të faraonit në Egjipt. Sipas raportit, sarkofagu i përket një zyrtari të shtetit.
 
Redaksia online
(ac/os/shqiptarja.com)