
Ministria e Jashtme e Egjiptit i ka kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet me raketa pranë pikës kufitare Rafah në Gaza, pasi sulmet po e bëjnë të vështirë operimin. Ajo mund të hapet këtë mbrëmje ose nesër në mëngjes, për gjashtë orë, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare egjiptiane në Gaza, nëse Izraeli bie dakord për një armëpushim.
Egjipti deklaroi së fundmi se kalimi është i hapur për momentin.
Zëdhënësi shtoi se ndihma e ndalur aktualisht në qytetet al-Arish dhe Sheikh Zowaid në Sinai është gati të niset për në Rrip.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA operacion për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli! Blinken në Tel Aviv: Nuk ju braktisim! Hamasi: Kemi dy vjet që përgatisim sulmin












