Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut

Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut

Eljon Sota dhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi

Egnatia është aktive këtë merkato duke zyrtarizuar mbrojtësin Eljon Sota me kontratë deri në verën e vitit 2027. Fieraku nuk është i panjohur në Superligë pasi muaj më parë ishte pjesë e Partizanit, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

26-vjeçari u largua nga të kuqtë vetëm në verën e 2024 drejt Suwon në Korenë e Jugut dhe pas gjashtë muajve rikthehet në Shqipëri, këtë herë nën urdhërat e Edlir Tetovës në Rrogozhinë.

I dalë nga moshat e Apolonisë, Sota spikati në vendlindje dhe prej 2021 e deri në verën e 2024 ishte pjesë e Partizanit ku tregoi cilësi të padiskutuara në qendër të mbrojtjes.

Eljon Sota pjesë e kampionëve. Futbollisti ka firmosur ditën e sotme kontratën në prani të presidentit dhe i bashkohet ekipit në stërvitje. Mbrojtësi do jetë pjesë e klubit deri në qershor 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më herët Egnatia ka zyrtarizuar edhe afrimet Leo Melon, Mario Dajsinanit dhe Fernandos.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding