Hidhet shorti/Ekipet shqiptare mësojnë rivalët në Europa League
Tri skuadrat nga Shqipëria, por edhe Shkupi dhe Prishtina kanë njohur sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në turin e parë të këtij kompeticioni.
Shorti i Europa League
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League për turin e parë eliminator. Tri skuadrat nga Shqipëria, por edhe Shkupi dhe Prishtina kanë njohur sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në turin e parë të këtij kompeticioni.
Kështu, goglat kanë vendosur që kundërshtari i parë i Partizanit të jetë skuadra e Mariborit nga Sllovenia. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 12 korrik, ndërkohë që pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Maribor më 19 korrik.
Dje Maribori fitoi 4-0 miqësoren ndaj Kukësit, një rival i fortë, që ka marrë pjesën dy herë edhe në grupet e Champions League, por Tirana e ka eliminuar një herë, duke bërë përmbysje të madhe.
(Skuadra e Laçit në shortin e hedhur)
Me fat ka qenë Luftëtari dhe Laçi, që kanë “peshkuar” rivalë më të dobët, të paktën në letër. Luftëtari do të ketë në fazë të parë Cliftonvillen e Letonisë. Ndeshja e parë do të luhet në Letoni, ndërkohë që më 19 korrik në Shqipëri.
Kundërshtari i Laçit në turin e parë eliminator do të jetë Anorthosis nga Qiproja, Kurbinasit do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë.
Ndërkohë, Prishtina, edhe pse do të luajë një tur paraeliminator, nëse e kalon me sukses, edhe në turin e parë do të ketë shortë të lehtë.
Short shumë i vështirë për Shkupin, që do të përballet me gjigantët skocezë të Rangers.
(Skuadra e Partizanit në shortin e Europa League)
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona, në pranga 35-vjeçari shqiptar dhe zvicerani! Nën hetim edhe 3 shqiptarë të tjerë
20 Nëntor, 20:42
-
VIDEO-Tjetër incident te Liga e Kombeve/ Huliganët serbë tentojnë të djegin flamurin Shqiptar në ndeshjen Zvicër - Serbi
16 Nëntor, 11:21
-
Një kile kokainë dhe mijëra euro, 29-vjeçari shqiptar arrestohet në Bellinzona, dyshohet se trafikonte mes Zvicrës dhe Italisë
15 Nëntor, 16:55
-
Makinat 150 mijë euroshe i vodhi në Zvicër e i trafikoi në Shqipëri, arrestohet 38 vjeçari! Njëra, Audi Q8, u gjet e parkuar tek 'Don Bosko'
13 Nëntor, 12:41
-
Bënë me duar simbolin e shqiponjës, Serbia dëbon dy zviceranë: Provokim nacionalist
7 Nëntor, 17:49
-
Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari
6 Nëntor, 13:25
-
Beograd/ Bëri simbolin e shqiponjës, arrestohet shtetasi zvicerian, shpallet në kërkim shoku i tij
3 Nëntor, 15:17
-
VIDEO/ Serbi-Zvicër, Xhaka në fushë si kapiten, tifozët vendas thirrje raciste ndaj Kosovës
12 Tetor, 21:19
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në BE e Itali! Baza në Shqipëri, grupi italo-kinez i pastroi 375 mln €! 61 të arrestuar, mes tyre 43 shqiptarë, 2 u kapën në Durrës (VIDEO+ EMRAT)
25 Shtator, 12:36
-
Zvicër/ Shqiptari dhe zvicerani arrestohen në trafik kokaine, dyshohet se janë pjesë e një klani kriminal
23 Shtator, 13:25
-
Amir Abrashi i jashtëzakonshëm, Grasshoppers e nderon në ndeshjen jubilare
22 Shtator, 13:25
-
Politikania trazon Zvicrën me foton polemizuese, organizatat ekstremiste e kryqëzojnë: Dëbojeni këtë grua shqiptare! Ameti reagon: Ishte budallallëk, kërkoj falje! (Detajet)
20 Shtator, 11:42