‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzon Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik

Një projektligj i sjellë në Kuvend nga qeveria, me disa ndryshime në ligjin e sportit, ka sjellë përplasje të forta mes Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe federatave të sportit shkollor dhe atij Universitar.

Ndryshimi i nenit 6 të ligjit aktual, me një shtesë, të drejtën e organizimit të ekipeve sportive në shkolla, përveç dy federatave ia jep edhe KOKSH-it. 

“Të jesh Komitet Olimpik do të thotë je ombrell për plane, strategji zhvillimore dhe ndihmon federatat, ndërsa në këtë rast KOKSH po merr rolin e federatave sportive. Po tjetërson statutin e vet. Unikale në të gjithë botën dhe ne i jemi drejtuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për ligj. Si është e mundur që Besnik Veliu me 3 milionë lekë që jep ministria, përfshin 13 mijë student gjatë 1 viti, ndërsa Fidel Ylli me 5 mln euro përfshin 12 mijë student? E pyesni dot atë?"-u shpreh Besnik Veliu, kreu i federatës së sportit universitar.

“Këta mendojnë se u hapën dyert e drithit tani dhe po kapim naj lek. Kjo në një kohë kur ata s’janë në gjendje të bëjnë aktivitetet e tyre. Po të shohësh, i japin një top studentëve aty dhe thonë që mbaroi kampionati kombëtar. Bëjnë stërvitje studentët atje ?! Sporti shkollor ka 5 vite që nuk bën asnjë aktivitet,”-u përgjigj Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

“Presidenti i KOKSH-it tregon dyfytyrësi, pasi në marrëdhëniet pozitive që kemi pasur ne ishim federata më e mirë, më punëtore, që krijon një volum të jashtëzakonshëm dhe sot hedh baltë. Këto gjera nuk ia vlen të merresh pasi kur të vlerëson federata ndërkombëtare dhe nuk të vlerëson ai që duhet të vlerësojë është veprim i ulët dhe dashakeqës,”-tha Besnik Veliu, kreu i federatës së sportit universitar.

Akuzave të kreut të Federatës së Sportit Universitar, Besnik Veliu, në prononcimin për Report TV kreu i KOKSH i përgjigjet se në fakt jo vetëm Veliu por edhe drejtuesi i sportit shkollor kanë firmosur që projektit e ‘sportit në shkolla’ ta drejtojë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“Kanë firmosur vetë dhe do gjej firmat e këtyre dy presidentëve (FOTO ME FIRMAR), të cilët kanë firmosur vetë dhe janë pjesë e komitetit olimpik. Kanë shkelur çdo lloj ligji duke dalë kundër Komitetit Olimpik dhe duke e anetemuar atë në media. Ne nuk jemi në orën e kurrikulës së mësimit, që është detyrim i tyre për ta bërë sepse nuk përfaqësojmë sportin shkollor apo universitar. Ne jemi brenda Shqipërisë, jashtë orës së mësimit. Pra çfarë do ti thonë këto federata të sportit shkollor një federatë që bën atletikë, volejboll, basketboll pas orës së mësimit?! S’janë në orën e mësimit,”-deklaroi Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

Programi i Ekipeve në Shkolla, deri më tani është organizuar në 2 sezone nga vetë KOKSH, nëpërmjet marrëveshjeve me federatat e Basketbollit dhe Volejbollit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ops: 16/01/2025 15:33

    Fidel Hajduti

    Përgjigju
  • Mesfushori: 16/01/2025 14:27

    Jam shumë kurioz te di çfare shkolle ka Fideli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit