Ekipi rus i basketbollit përjashtohet nga Lojrat Olimpike

Ekipi rus i basketbollit përjashtohet nga Lojrat Olimpike

Rusia do të vazhdojë të jetë e përjashtuar nga ndeshjet ndërkombëtare të basketbollit, pasi ekipi i saj kombëtar i meshkujve nuk do të lejohet të marrë pjesë në turnetë e kualifikimeve të këtij viti, njoftoi të martën Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.

Rusia, e cila ishte e 12-ta në Kupën Botërore të FIBA-s për meshkuj në 2019, u kualifikua për herë të fundit në Lojërat Olimpike në vitin 2012, duke fituar medaljen e bronzit me një ekip ku përfshihej edhe ish-lojtari i Federatës Kombëtare të Basketbollit (NBA), Andrei Kirilenko.

“Pas rekomandimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të publikuara më 28 mars, për pjesëmarrjen e sportistëve me pasaportë ruse ose bjelloruse në garat ndërkombëtare, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s ka vendosur të mos lejojë regjistrimin e ekipit kombëtar rus të basketbollit për meshkuj”, thuhet në një deklaratë të ekzekutivit.

Në turnetë e kualifikimit, të cilat u prezantuan këtë vit, do të marrin pjesë 40 shtete, me 28 që morën pjesë në raundin e dytë të kualifikimeve të Kupës së Botës FIBA 2023, plus 12 vendet e renditura si më të mirat që nuk morën pjesë në raudin e dytë.

Bullgaria do të zëvendësojë skuadrën ruse si ekipi i radhës më i miri në Evropë. Garat do të zhvillohen nga data 12 deri më 20 gusht, me pesë fituesit që do të fitojnë vende në turneun kualifikues të FIBA-s në 2024./VOA


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pekini: Mbështesim BE-në për promovimin e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainë! Kievi: Rajoni i Zaporizhia-s është bombarduar 100 herë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje