Ekipi thatim i Bashës në Tiranë
Lulzim Basha dhe ekipi i Tiranës
Motorët e fushatës së 25 prillit janë ndezur. Nga njëra anë Partia Socialiste, e cila është kujdesur ta nisë pak më herët takimet e fushatës, duket se është më e organizuar në terren, e nga ana tjetër Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që premtojnë hënën.
Avantazhi i PS-së, sidomos në Qarkun e Tiranës, u bë edhe më i dukshëm dje pasdite, kur Lulzim Basha vendosi të publikonte zyrtarisht emrat e drejtuesve politikë të PD-së. Një grup emrash, ish deputetë e ish ministra në kohën e Sali Berishës, që gjithë e gjithë përfshijnë 8 vetë, të cilëve Basha u ka varur një këmborë jo të lehtë në qafë, menaxhimin e 27 njësive administrative të Bashkisë së Tiranës, përfshirë edhe bashkitë e Rrogozhinës, Vorës, Kamzës dhe Kavajës.
Praktikisht, një detyrë që duket më shumë si një “vetvrasje” për 8 njerëz që duhet të menaxhojnë më shumë se 36 njësi administrative në më pak se 80 ditë fushatë. Vendimi i Bashës për t’i caktuar secilit prej 8 emrave nga 3-4 zona të mëdha në administrim, i ngjan më tepër një lëvizjeje të nxituar, të marrë aty për aty nga sikleti i të mos pasurit mjaftueshëm njerëz për t’i caktuar në të gjitha zonat e Tiranës.
Nuk dihet se çfarë mund të bëjë Grida Duma për shembull, në dy zona të nxehta si Rrogozhina dhe Kavaja, apo një riosh si Belind Këlliçi, i cili duhet të administrojë 4 zona, mes të cilave edhe një bastion të socialistëve si Njësia 6 e Kombinatit. Aq më pak Aldo Bumçi, që është një figurë e stërkonsumuar në PD, apo fytyra e re e Agron Shehajt, i cili pati një eksperiencë humbëse në Vlorë në 2017, edhe pse vetë arriti të dilte deputet.
Nga ana tjetër, ekipi i socialistëve në qarkun e Tiranës është më serioz dhe bën një kontrast të thellë me atë të Bashës. Së pari, PS-ja ka zgjedhur ta drejtojë qarkun e Tiranës, duke caktuar drejtues politikë në të 36 zonat që do të prodhojnë mandate në Tiranë. Një lëvizje e bërë disa muaj më që herët nga Rama, e që duket se është konsoliduar javë pas jave.
Tetëshja e Bashës përballë artilerisë së rëndë të PS në Tiranë duket një bast i humbur që në krye të herës. Por, pyetja që mbetet është: A ka njerëz Lulzim Basha?
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
Si nuk ka njerez Basha? Ka kete temin.
Përgjigju