Ekonomi uron festat nga
‘Shtëpia e Fëmijës’ në Shkodë

Ekonomi uron festat nga<br />‘Shtëpia e Fëmijës’ në Shkodë
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, ndodhej sot në Shtëpinë e Fëmijës 6-18 vjec, Shkodër, në kuadrin e nismës së Qeverisë për festat e fundvitit #FestatDuan Dashuri.

Ministrja Ekonomi shpërndau dhuratat për fëmijët e kësaj qendre. Ministrja Ekonomi u uroi festat fëmijëve në një atmosferë shumë festive. Fëmijët fillimisht dhanë një shfaqje të përgatitur për Vitin e Ri, dhe më pas animatorët zhvilluan lojëra të ndryshme për t’i kënaqur  ata. 

Shtëpia e Fëmijës 6-18 vjec në Shkodër është një institucion që administrohet nga Bashkia Shkodër. Janë gjithsej 27 përfitues në këtë qendër. Fëmijëve u ofrohen shërbime psiko-sociale, këshillim, kujdes shëndetësor, shërbime bazë si ushqim, veshmbadhje, shërbim edukues si: arsim, kurse kualifikimi, kurse formimi dhe aktivitete kulturore e sportive.

#FestatDuanDashuri është një nismë e drejtuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, që u zhvillua gjatë gjithë ditës 28 dhjetor në 28 qendra të kujdesit social në të gjithë vendin.

Ministra, zyrtarë qeverie, përfaqësues bashkie, ishin të pranishëm në këto qendra të ndryshme për të shpërndarë dhurata, por mbi të gjitha për të krijuar atmosferë festive dhe për të dhuruar dashuri për njerëzit në nevojë dhe shtresat vulnerable të shoqërisë.

[gallery]20327[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re