Ekonomia e qëndrueshme, koncesionet nuk monitorohen siç duhet

Ekonomia e qëndrueshme, koncesionet nuk monitorohen siç duhet

Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar thotë se rritja ekonomikë për vitin 2021 është 7.8 %, ndërsa borxhi publik është problem dhe duhet të tregohet kujdes.

Sfidat kryesore tani janë investimi me efikasitet te njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit dhe për të rindërtuar hapësirën për manovra të politikës fiskale duke ulur deficitin e lartë fiskal dhe borxhin publik.

Po ashtu në një pjesë të raportit thuhet se pandemia, që ende vijon po shtrenjton çmimet dhe mban të kushtëzuar rritjen e shpejtë. Sipas raportit variantet e reja të virusit dhe rezistenca që po tregojnë ndaj vaksinave mund të sjellin shtrëngime të tjera.

Çmimet më të larta globale të energjisë paraqesin rreziqe të rëndësishme negative për perspektivën dhe normalizimin e shpejtë.

Veç tyre në shumë faqe të raportit flitet për rrezikun fiskal të koncesioneve.

‘Rreziqet fiskale janë rritur vitet e fundit. Në vitin 2020, Shqipëria miratoi dy garanci sovrane në monedhën vendase (1.6 për qind e PBB-së) si pjesë e paketave mbështetëse për COVID-19 për të mbështetur bizneset. Detyrimet kontingjente të lidhura me PPP-të nuk maten në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe si të tilla as nuk vlerësohen siç duhet as të monitoruar në mënyrë adekuate.’-thuhet në një pjesë të raportit.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion