“Ekonomia” miraton paketën fiskale dhe fiskalizimin, Ahmetaj: Duhet siguruar biznesi që s’do ketë asnjë kosto shtesë

Janë miratuar parimisht pa diskutime dhe debate në Komisionin e Ekonomisë paketa fiskale për vitin 2020, si dhe projektligji i diskutueshëm i fiskalizimit.

Gjatë komisionit, ish ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka relatuar projektligjin e fiskalizimit, ka kërkuar që të garantohet biznesi se nuk do të ketë kosto shtesë.

“Sistemi të jetë i thjeshtë meraku është biznesi i vogël, janë 110 mijë biznese të vogla që mund të kenë vështirësi teknologjike dhe procedurale. Duhet të jetë pa kosto, sa do të kushtojë fatura elektronike sa do të kushtojë mirëmbajtja këtë e duam të saktë” deklaroi Ahmetaj.

Ndërkohë nga ana tjetër Ministrja e Financave Anila Denaj ka prezantuar edhe një herë përfitimet që do të ketë ekonomia dhe buxheti i vendit nga ky projektligj.

“Vjen si një qasje  sistematike ndaj informalitetit në ekonomi dhe tentativave për evazionit fiskal. Kjo do të jetë një mënyrë që do të ndryshoje në mënyrë të rrënjësishme sjelljen e informacioneve në kohë reale për të analizuar këto fenomene nga strukturat përgjegjëse” u shpreh Denaj.

Po ashtu në komision është zyrtarizuar edhe amendamenti i rivlerësimit të banesave, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që nga 1 Janari,  të rivlerësojnë banesën e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjan: 11/12/2019 15:41

    Mesuesi anglishtes eshte bere ekspert ne ekonomi,,,,hapu dhe te futemi.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë