Dëmet në ekonomi nga pandemia, bien me rreth 289 mln euro të ardhurat në 9 mujorin e vitit 2020

Dëmet në ekonomi nga pandemia, bien me rreth 289 mln euro të ardhurat në 9 mujorin e vitit 2020

Foto ilustruese

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 mujore Janar – Shtator 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave. Performanca paraprake reflekton gjithashtu rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteteve të Qeverisë.

Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99 % të planit të 9-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 92% të planit të periudhës. Në shpenzimet e përgjithshme publike, përfshihet edhe Paketa Financiare Anti-COVID-19, e parashikuar përmes dy akteve normative të Buxhetit të vitit 2020.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi në rreth 58.42 miliardë Lekë, 31.6% më i ulët nga planifikimi prej rreth 85.39 miliardë Lekë.

Sipas njoftimi të ardhurat për 9 mujorin e vitit 2020 kanë rënë me rreth 289 milion euro. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë