Ekonomia, raportet e FMN e DASH
​kryqëzojnë Ministrinë e Financave

Ekonomia, raportet e FMN e DASH<br />​kryqëzojnë Ministrinë e Financave
Fondi Monter Ndërkombëtar dhe Departamenti Amerikan i Shtetiti në raportet e tyre për vitin 2017 kryqëzojnë Ministrinë e Financave, që deri në vendosjen e Ministrave teknike drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Ndonësë ky i fundit në daljet e tij publikë fliste për rritje e ekonomike, Raportet e FMN e DASH tregojnë një tjetër tablo.

FMN në një raport lidhur me investimet publike dhe cilësinë e praktiva të menaxhimit arrin në përfundimin se investimet publike janë të kopsitura në letër por në terren tabloja është krejt ndryshe.

Raporti evienton se institucionet qeveritare për zbatimin e investimeve vlerësohen të moderuara mesatarisht, por përmbajnë dobësi në përputhje dhe në zbatimin praktik.

Konkluzionet e këtij raporti mësohet të jenë diskutuar me palët përkatëse dhe veprimet me afatet kohore për zbatimin e tyre tani janë pjesë e Planit të Veprimit të Ministrisë së Financave.

“Në pjesën e rekomandimeve kërkohet klasifikimi të qartë i Projekteve për të shmangur shpërndarjen e panevojshme të fondeve në shumë projekte.

Ministria e Financave duhet të përforcojë funksionimin e mbikëqyrjes dhe të ketë gatishmëri fiskale në lidhje me vlerësimet e projekteve.

Gjithashtu prioritizimi dhe përzgjedhja e projekteve të mëdha investuese bëhet në mënyrë sistematike”,
thuhet në raport.

Gjetjet e raportit të DASH
Ndërkohë DASH në raportin e tij për Klimën e Investimeve në vitin 2017, për Shqipërinë ka theksuar se “pavarësisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal.

Në raport theksohet se disa investitorë të mëdhenj të SHBA-ve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar.

“Gjatë vitit 2016 klima e investitorëve të huaj në vend u përkeqësua ndjeshëm. Indeksi i Dhomës Amerikane i atij viti ra në 37.94 pikë, nivelet minimale që kur ai filloi të hartohej në 2012-n.Dhoma Gjermane e Tregtisë në një anketim për klimën e biznesit 2016 vërejti se Shqipëria renditet e 19-ta ndër 20 vende për atraktivitetin e investimeve, duke lënë pas vetëm Kosovën Shoqata e Investitorëve të huaj gjithashtu në indeksin e saj raportonte një përkeqësim të klimës së biznesit. (FIAA), që ka në gjirin e saj disa nga sipërmarrjet më të mëdha të huaja në vend ka shprehur shqetësim për klimën e biznesit në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në raport. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për Klimën e Investimeve në vitin 2017 për Shqipërinë deklaron se korrupsioni është endemik, veçanërisht në gjyqësor, ndërsa vijon problemi me pronësinë e tokës.
 
Në raport theksohet se pavarësisht legjislacionit të favorshëm  investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal.
 
Përkundër dëshirës së deklaruar të qeverisë për të tërhequr investime të huaja direkte, korrupsioni në Shqipëri është endemik, veçanërisht në gjyqësor, probleme edhe me respektimin e pronës private.
 
Zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor ka filluar kohët e fundit, por klima e investimeve mbetet problematike dhe Shqipëria perceptohet si një vend i vështirë për të bërë biznes.
 
Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.
 
Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikanë. Raportet e korrupsionit janë të zakonshme.
 
Disa kompani të SHBA u ankuan vitin e kaluar se ato u skualifikuan nga tenderët publikë pavarësisht se kanë pasur ofertën më të ulët
” thuhet ndër të tjera në raportin e DASH. 

 Raporti i DASH per Shqiperine
Raporti i DASH per Shqiperine

I.q-dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë