Ekonomia shqiptare nën ndikimin e COVID-it, Denaj: 87 mijë të papunë në periudhën Maj-Qershor

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj  gjatë një një takimi bilateral me Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Raçica tha se gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna. Kujtojmë se vendi  ynë në atë periudhë ka qenë në karantinë dhe shumë prej bizneseve nuk u lejuan të zhvillonin aktivitetin e tyre për shkak të masave për të parandaluar pandemisë e COVID-19, duke marrë pagën e luftës.

Sipas Denajt, 119 mijë biznese ishin aktive deri në fund të korrikut, ndërsa fasoneritë dhe kryesisht ata që  janë në prodhim janë sektorët më të goditur nga pandemia e COVID-19. Gjithashtu edhe turizmi  ishte ndër më të goditurit nga mungesa e turistëve për shkak të masave të marra nga shumë shtete për ndalimin e udhëtimeve.

Përveç papunësisë që u rrit në gjatë periudhës maj-qershor, në  gusht numri i të punësuarve u rrit me 3 mijë më shumë se sa përpara pandemisë.

"Ne vijmë pas dy goditjesh tërmeti dhe pandemia dhe është miratuar skema e punësimit duke subvencionuar. Taksa progresive mbi pagat ka lehtësuar barrën, ku 80% e qytetarëve kanë përfituar . Edhe në mandatin e tretë do t'i qëndrojmë fort taksës progresive . Në gusht 3 mijë më shumë të punësuar se para pandemisë. Në statistika nuk duket se numri i bizneseve është ulur", tha Denaj.

Ministrja Denaj në fjalën e saj theksoi se sipas parashikimeve rritja ekonomike në vitin 2021 do të jetë 5% për vendin.

Në lidhje me bashkëpunimet me Kosovën, ministrja e Ekonomisë theksoi se eksportet në 2 vitet e fundit janë katërfishuar me Kosovën dhe në vitin 2019 janë shkëmbyer 300 milionë euro mallra.

"Hapat  për unifikimin tregtar e procedurave doganore rritën tregtinë. Janë bërë ,marrëveshje për sigurimet shoqërore mes Kosovës e Shqipërisë dhe është mundësuar që puna në vendet përkatëse të njihet për efekt pensioni", tha Denaj.

Kurse ministri Raçiça tha se u dakordua për një marrëveshje që unifkon tregun e punës mes dy shteteve dhe në mbledhjen e dy qeverive do të firmoset.

"Diskutuam për barrierat që kanë shfaqur një mungesë angazhimi serioz. Takimi i radhës i dy qeverive së shpejti dhe takimi ynë përkon me atë. Ne u dakorduam për një marrëveshje që unifkon tregun e punës mes dy shteteve dhe në mbledhjen e dy qeverive do të firmoset realisht. Qytetarët nuk do të kenë më pengesat e deritanishme", tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gomari pa bisht: 02/09/2020 15:31

    Neqoftese ps konkuron me keto deputete e keto ministra e ka te sigurte humbjen,nuk fitohet me keto ministra s deputete kukulla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë