EKSKLUZIVE/ Armët, ja fotot e
anijes me shqiptarë në Jemen

TIRANE - SHQIPTARJA.COM sjell FOTOT EKSKLUZIVE  të momentit të ndalimit të anijes ‘EOS’, në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan rreth 180 tonë armatime dhe eksploziv, ndërsa u vunë në pranga pjesëtarët e ekuipazhit te saj, tre prej të cilëve shqiptarë. Fotot paraqesin anijen EOS, në momentin që i është afruar portit në Jemen, ku autoritetet vendase kanë kryer kontroll dhe kanë gjetur sasinë e madhe të armatimit e eksplozivit.  Fotot tregojnë dhe sasinë e madhe të armatimit dhe eksplozivit të gjetur, plot 180 ton, duken momentet e dokumentimit te armatimit te gjetur, duke i fotografuar dhe filmuar ato. Ndërsa ekspertët mbajnë dhe shënimet përkatëse që më pas i kanë kaluar organeve të drejtësisë.

Në të tjera foto po nga anija ‘EOS’ duket se pas kontrollit nga autoritetet portuale kanë mbërritur aty autoritetet e drejtësisë, të cilët kanë zhvilluar dhe marrjen në pyetje të anëtarëve të ekuipazhit në lidhje me sasinë e municioneve, itinerarin e ndjekur nga anija që prej nisjes së saj, të dhëna mbi armatimin dhe eksplozivin, origjinën e tij si dhe destinacionin final.

Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia, është ndaluar në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar. Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi akuzohet për trafik armësh.

Këto janë foto që tregojnë sasinë e madhe të armatimit, saktësisht 179 ton armatime dhe eksploziv, momentin e shoqërimit drejt institucioneve përkatëse në Jemen, pas ndalimit të tyre.

anija jemen arme
(Foto, autoritetet portuale të Jemenit gjatë kontrollit në anijen me municione armë e eksplozivë)

Ndërsa fotot e fundit në anije kanë fiksuar momentin e arrestimit të 6 anëtarëve të ekuipazhit, mes të cilëve dhe 3 shqiptarë, përkatësisht kapiteni i anijes Arif Bakillari, oficeri i parë Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shahaj, si dhe dy indianë e një grek, të cilët u arrestuan më 18 dhjetor 2012 kur u pikasën në portin Al-Mukalla të Jemienit.

arrestimi anija jemen
(Foto, momenti i arrestimit të marinarëve)

Ndërsa në fotot që paraqitet një seancë gjyqësore, bëhet fjalë për ditën e djeshme kur marinarët u vendosën para drejtësisë jemenase. Në këtë foto kapiteni, Arfi Bakillari sapo ka hyrë në sallë, ka shtrënguar dorën me kreun e trupit gjykues.

armet jemen gjyqy
(Foto, kapiteni shqiptar i anijes duke i dhënë dorën anëtarit të trupit gjykues)

Fotot në vijim të siguruara nga SHQIPTARJA.com, tregojnë momentet e përballjes në Gjykatë mes marinarëve të anijes dhe trupit gjykues, pasi prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzën e trafikimit të armëve.

gjyqi armet jemen
(Foto, gjatë seancës gjyqësore në ngarkim të marinarëve)


Të pandehurit janë njohur më pas me akuzën e ngritur nga prokurori i çështjes, i cili ka lexuar aktakuzën si dhe ka bërë publike provat e siguruara nga ndalimi i anijes ‘EOS’.  Seanca është ndjekur dhe nga disa persona të interesuar, ndërsa është njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën.

duke ndjekur seances gjyqesore jemen
(Nga seanca gjyqësore)

ITINERARI I ANIJES NGA DURRESI NE JEMEN

Tre marinarët shqiptarë të cilët po gjykohen në Jemen për trafik armësh do të dalin sot para gjyqit dhe rrezikojnë të dënohen. Anija e ngarkuar me 179 ton eksploziv, municione dhe armatim dhe kishte destinacion portin e Um Kasrit në Irak. Ajo drejtohej nga kapiteni Arif Bakillari (shqiptar) dhe me të udhëtonin oficeri i parë Mihal Cangonji (shqiptar) dhe kryemekanikun Nezir Shahaj (shqiptar). Ndërkohë, në bord ndodheshin edhe tre marinarë të tjerë, dy indianë dhe një grek.

Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia , është ndaluar në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar. Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi akuzohet për trafik armatimi. Sipas mediave jemenase, ndalimi është bërë pasi ngarkesa e madhe me armatime dhe eksploziv bie në kundërshtim me ligjet e Jemenit si edhe me konventat ndërkombëtare. Agjencitë e lajmeve thonë se armët janë prodhim serb.

ITENERARI I ANIJES, NDALIMI NE DURRES
Anija EOS është nisur më 17 korrik të vitit të kaluar nga Greqia. U ndal në Durrës dhe më pas në Mal të Zi ku u ngarkua me sasinë e armatimit e kontraktuar. Agjencitë e lajmeve thonë se armët janë prodhim serb.
Më 16 dhjetor ndaloi në portin e Al Mukallës, në Jemen, për furnizim me karburant, ndërsa në bord kishte 180 tonelata armatim dhe eksploziv. Në 18 dhjetor të gjashtë marinarët u arrestuan nga policia portale, pa përfunduar në destinacion portin e Um Kasrit në Irak.

anija jemen
(Foto, në rreth të kuq anija e ndaluar nga autoritetet portuale të Jemenit)

3 MARINARET SHQIPTAR NE GJYQ NE JEMEN
Sipas agjencive të lajmeve jemenite, të hënën marinarët kanë dalë para gjykatës në rajonin e Hadramaut në Jemen. Agjencia e lajmeve jemenite ka paraqitur edhe fotot e gjyqit, kapitenin Arif Bakillari kur po bën betimin, duke i dhënë dorën gjykatësit Abdu Ali Aeadi. Nga grupi i të arrestuarve kapiteni është i vetmi që komunikon në anglisht. I kontaktuar në telefon, Arif Bakillari ka treguar itenerarin e anijës. Sipas jemenitëve, anija humbi rrugën dhe u end nëpër det për 5 muaj e më pas mbërriti në Jemen. Aty kapiteni deklaroi të dhëna kontradiktore për ngarkesën dhe destinacionin dhe mohoi faktin se kishte armatim në kundërshtim me ligjet vendase dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas padisë së ngritur, të akuzuarit kanë shkelur ligjet kombëtare dhe rregullat ndërkombëtare, ku më e rëndësishmja është lundrimi në det me lëndë plasëse dhe municione, pa iu përmbajtur koordinatave të përcaktuara ndërkombëtarisht.

Sot marinarët do të dalin në një tjetër seancë gjyqësore për verifikimin e ngarkesës. Ndërkohë, kapiteni Arif Bakillari, i kontaktuar në telefon, ka treguar versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij, ngarkesa është e rregullt dhe në disa pjesë të udhëtimit është shoqëruar nga anijet e NATO-s. Ai mbahet i ndaluar së bashku me 5 marinarët e tjerë. Sipas tij, diplomatët indianë, irakenë dhe grekë janë vënë në lëvizje për fatin e marinarëve, ndërkohë që burime diplomatike në Tiranë thonë se ambasada në Arabinë Saudite po ndjek çështjen edhe nëpërmjet konsullit të nderit në Jemen. Kapiteni ka thënë se gjithçka po ndodh sepse jemenitët duan të mbajnë ngarkesën e destinuar për në Irak.

AKUZAT
Një dokument i ambasadave amerikane në një nga vendet e Ballkanit i cili disponohej nga Ëikileaks dhe që u publikua në 2011, hidhte dritë mbi trafikun e armëve në disa shtete përfshi edhe Shqipërinë. Dokumentet e Ëikileaks flissin për shtetasin Slobodan Tesiç, emri i të cilit ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Ky emër, është i njohur edhe për autoritetet shqiptare, pasi Tesiç dhe kompania e tij ishin homologe të kompanisë shtetërore për importin dhe eksportin e armëve MEICO, ndërmarrje në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, e cila ka nënshkruar kontrata në emër të qeverisë shqiptare. Sipas dokumenteve, Shqipëria u identifikua si pjesë e rrjetit të kontrabandës së armëve nga Serbia në Jemen dhe në Lindjen e Mesme. Dy nga këto dokumente të tregojë dhe datën nga 14 dhjetor 2009 dhe 15 janar 2010, bazuar në informata të dhëna nga shërbimi sekret bullgar, një ngarkesë kontrabandë me armë me vlerë rreth 95 milionë dollarë erdhi nga Serbia për në Jemen dhe kaloi në një pjesë të itinerarit të saj tranzit nga porti i Durrësit. Marrëveshja u nënshkrua për kalimin e ngarkesës, me Qeverinë e Shqipërisë në tetor 2009, kurse mu¬nicioni është eksportuar nga Serbia në janar 2010. Për të vepruar si një ndërmjetës, Slobodan Tesiç krijoi kompaninë Melvale Corporation LTD, një kompani e regjistruar në disa vende, duke përfshirë edhe Beogradin, Zvicrën dhe Qipron. Në dokumentet amerikane ishte fshirë emri i kompanisë, por investigimi ishte në gjendje të identifikojë kompaninë dhe të sigurojë dokumentacion të gjerë mbi këtë shoqëri. Në këto dokumente është përmendur edhe një partner i Tesiç, i quajtur edhe Messuri Sharenach Nenad, i cili gjithashtu ka gëzuar pasaportë si një qytetar britanik, por nuk ka licencë të lëshuar nga Qeveria britanike për tregtinë e armëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu