EKSKLUZIVE/ Blendi Teta telefonon nga burgu në ReportTV: S'jam kërcënuar! I njoh ata që akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos

I arrestuar për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë Santiago Malko, Blendi Teta në një prononcim Ekskluzivisht për Report TV,  ka mohuar se është kërcënuar.

Pas lajmit se ishte kërcënuar përmes një letre, Teta është shprehur për Report TV se ndihet i sigurt në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa ka mohur se ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka arsye pse të qëndrojë në burg.

“Në të vërtetë nuk jam kërcënuar nga asnjë person. Familjarët e mijë dhe të gjithë Shqipëria e dinë se kush jam unë dhe sa lidhje kam unë me këtë ngjarje.

Ndihem shumë i sigurt në burgun e Fushë-Krujës dhe nuk kam marrë asnjë kërcënim pas nuk kam lidhje me këtë ngjarje.

Unë nuk i njoh vrasësit e ngjarjes. Kam zbritur aty ku ka ndodhur ngjarja, kam marrë një taksi dhe kam ikur në shtëpi. Janë tabulatet e mija që kam qenë duke folur me familjarët e mijë. Nuk kam lidhje dhe nuk kam pasur lidhje fare me ngjarjen. Santiago Malkon nuk e kam njohur asnjëherë. Unë jam këtu me akuzën moskallëzim krimi, por unë nuk di çfarë krimi të tregojë ku nuk kam parë asnjë krim. Nuk ndihem i rrezikuar.”, -tha Teta.  

Blendi Teta është shprehur se i njeh personat që policia i ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen ish-policit, vëllezërit Duka, por se nuk ka lidhje me ngjarjen. “I njoh ata që dyshohen për vrasjen e Santiago Malkos. Unë përgjigjem për veten time. Për pjesën tjetër merret prokurori dhe policia.”, -u shpreh Teta.

39-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës pak ditë pas ngjarjes, me akuzën moskallëzim krimi, pasi policia dyshon se ai ka qenë në dijeni për vrasjen e ish-efektivit dhe nuk ka raportuar për ngjarjen.

Ditën e ngjarjes, uniformat blu gjetën të braktisur në rrugën “Dalip Topi”, në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, një automjet tip skoda, ku më pas, nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se pikërisht nga kjo makinë kishte zbritur 39 vjeçari Teta.

Burime për Shqiptarja.com nga policia kanë sqaruar se Teta më pas është vënë në përgjim dhe pasi ka shkuar në banesën e bashkëjetueses së tij në zonën e Laprakës, i ka shfaqur asaj shqetësimin se policia po e kërkonte për një vrasje.

Santiago Malko, një emër jo pak i njohur për policinë shqiptare, u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 27 Gushtit. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, e ndërsa si persona të dyshuar, policia e prokuroria vijon hetimet për shtetasit L.D dhe D.A, të cilët u shoqëruann pas ngjarjes e u lanë sërisht të lirë për mungesë provash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK