Vrasja e Santiago Malkos/ Kush është skuadra shtatë anëtarëshe e klanit 'Duka'

Vrasja e Santiago Malkos/ Kush është skuadra shtatë anëtarëshe e klanit 'Duka'

Santiago Malko

TIRANË- Një skuandër e klanit “Duka” në Tiranë e përbërë nga 7 anëtarë, ka shumë indicie se kanë marë pjesë në ekzekutimin mafioz të ish-policit Santiago Malko në Tiranë. Ende policia dhe prokuroria nuk ka të qartësuar motivin e këtij krimi të rëndë, por dyshimet e para flasin për prishjen e pazareve të drogës. “Shqiptarja.com” mëson se në vrasje kanë marë pjesë 7 persona, me detyra të ndara, ku urdhëruesit kanë qënë anëtarë të klanit “Duka” në Tiranë, ndërsa personat ekzekutues besohet se sipas policisë duhet të jenë shtatë.

Dhjetë ditë më parë “Shqiptarja.com” raportoi e para se hija e këtij grupi kriminal qëndron pas kësaj vrasje. Nga ekspertiza balistike e gëzhoja ka rezultuar se në këtë ngjarje ka qëlluar vetëm një person,ndërsa personat e tjerë kanë pasur role survejimi, largimi nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i parë i këtij krimi të ndodhur në zonën e “Porcelanit” Blendi Teta është arrestuar nga policia dhe mbyllur sot në qeli nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Pengimit të zbardhjes së të vërtetës”.

Sipas një raporti të dërguar në prokurori nga policia, Teta ka pasur dijeni për këtë vrasje, pasi ka qënë në grupin e survejimit të Malkos përpara se ai të qëllohej. Përpara se të ekzekutohej ish-polici Malko, drejtuesit e klanit “Duka” kanë drekuar në një nga lokalet e zonës së “Freskut”, ndërsa ushtarët e tyre qëndronin në teren për të monitoruar levizjet e hapave që do hidhte Santiago Malko, dhe më pas finalizimin e goditjes përfundimtare. Teta ka darkuar, dhe teksa kanë përfunduar njëri nga anëtarët e klanit “Duka”, i ka pohuar “…Ngrihuni çuna, se na pret puna…”. Nga të dhënat e mbledhura nga policia kriminale ka rezultuar se Blendi Teta është shok dhe ka njohje të vjetra me anëtarët e klanit “Duka”. Është provuar nëpërmjet planeve filmike se Blendi Teta,ishte ulur për darkë me personat e dyshuar për vrasjen në fjalë, L.D dhe D.A dhe disa persona të tjerë. Darka ishte në një lokal në posedim të L.D dhe E.D që ndodhet në zonnën e “Freskut” në kryeqytet. “Në këtë vend ku kanë ndaluar L. dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMË X5 dhe kanë thënë “…do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMË X5 që ishte e parkuar…”.

Por sipas raportit të policisë dërguar në prokurori në këtë moment ka dalë roja i kantierit, i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri dhe bllokohej rruga. Në këto momente I. ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave. Automjeti tip “Skoda Rromster” ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë L.D “…do të largohem…”. Këtë ja ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMË X5 ngjyrë e zezë dhe ai ka nuhatur se do të ndodhte diçka jo e mirë. L.,i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e spitalit nr.5. Aty ka parë I.S ka zbritur një moment nga automjeti.

Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar në trotuar në anën e spitalit të fëmijëve ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses së tij S.V në rrugën “Don Bosko”. Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrara” në rrugën “Don Bosko” është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti “BMË X5” ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person.

Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin të cilin po e ruanin I.S, L.D, E.D,D.A si edhe personat që ishin në automjetin “Golf 5” ngjyrë gri me targë AA 221 XB. Bledi është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka patur frikë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMË X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e “Freskut” dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përveç E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. Pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij, dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga E dhe L.D.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/09/2019 18:16

    Kto jan tgjith tironsa o Loti

    Përgjigju
  • Loti: 17/09/2019 18:05

    Kta do jen te gjith te ardhur se tironsat rrin tuj lexu libra gjith diten.

    Përgjigju
    • Tirona: 19/09/2019 18:17

      Jan tironsa per fatin tend te keq

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim