Anna Poggi është funksionarja italiane e cila me 15 janar 2014 mori nga Prokuroria e Krimeve të rënda të Tiranës një kërkesë informacioni për "një shtetas italian ende të paidentifikuar", që sipas hetuesve shqiptarë kishte kontakte me një zyrtar të policisë shqiptare në shërbim në Antidrogën e Fierit (që më pas do të mësohet se është Dritan Zagani), dhe me një qytetar tjetër shqiptar.
Numrat e telefonit të dy shqiptarëve ishin vënë nën përgjim nga prokuroria shqiptare për një hetim trafiku droge i lindur pas sekuestrimit të 908 kileve marijuanë më 24.12.2013 afër hidrovorit të Vlorës.
Prokuroria shqiptare, sa herë ka nevojë të marrë informacione për hetime në zhvillim e sipër në Shqipëri dhe që i takojnë qytetarëve italianë, ka si pikë të vetme kontakti zyrtar zyrën e Interpolit të drejtuar nga Anna Poggi: Kjo për të kuptuar se Poggi nuk hyn në hetime sepse ka dëshirë vetë apo se e zgjedh vetë, por thjeshtë se Prokuroria i dërgon asaj një letër zyrtare për të pasur informacione mbi qytetarin italian.
/Shqiptarja.com

historia e vërtetë e Anna Poggit">