EKSKLUZIVE/ Dosja e Vlorës, zbardhen emrat e skuadrës me 8 anëtarë që sulmoi me kallash Inez Hajrullan

VLORE- Një skuadër e përbërë nga 8 anëtarë, dhe e mirë-organizuar në logjistikë dhe armatim, në datën 10 maj 2019 në Vlorë, ka tentuar të vrasë në një atentat mafioz pranë kompleksit “Oslo”, Inez Hajrulla. Grupi ka vepruar me role paraprakisht të ndara, ku tre kanë qenë në grupin e zjarrit, dhe pesë në rolin e vëzhguesit të objektivit dhe ndihmësit për largimin e autorëve nga vendngjarja. Shtatë persona nga kjo skuadër momentalisht janë arrestuar, ndërsa një person i tetë, i quajtur Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose “Doqia” i Vlorës dhe pjesë e grupit të zjarrit është shpallur në kërkim. Në mëngjesin e 10 Majit 2019 Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre.

Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër. Sot kur janë mbushur 10 muaj nga kjo ngjarje, prokuroria dhe policia e Vlorës kanë identifikuar 8 persona si pjesëmarrës në këtë atentat, ku momentalisht 7 janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa personi i 8 dhe kryesori i kësaj skuadre, është shpallur në kërkim. Katër prej këtyre personave si të implikuar në këtë atentat, janë arrestuar në datën 15 nëntor 2019, të cilët quhen Albano Goxhaj nga Fieri, Ardjan Ahmeti Tirana, Dejvison Serjani menaxher i një klubi nate të njohur në Tiranë si dhe Daut Elmazi, ky i fundi nipi i Armando Sulejmanijt ose “Çipurit” që momentalisht ndodhet në burg.

Ndërsa dy ditë më parë në Vlorë është prangosur Xheladin Merko, person që dyshohet se ka ndihmuar grupin e zjarrit, të largohet dhe përkrahur autorët, pas krimit dhe djegies së makinave. Operacioni policor “Gjurmimi” është shtrirë deri në Itali, ku pikërisht në këtë shtet, janë arrestuar Gentian Dauti vs Zoto dhe Igli Sulioti vs Memaj. Për të dy këta persona momentalisht nga ana e prokurorisë së Vlorës është dërguar letër-porosi në Itali, me qëllim ekstradimin e tyre në Shqipëri. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që emri i Fatmir Hysenit, rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë, mikun e Ervis Martinaj. Zbulimi në këto dy ngjarje kriminale në Vlorë dhe Tiranë, ka bërë që për Fatmir Hysenin tashmë të jenë lëshuar dy vendime arrestimi, nga gjykata e Vlorës dhe ajo e Krimeve të Rënda në Tiranë. Por për Hysenin dhe skuadrën e tij bien dyshime të forta se kanë qëlluar edhe mbi Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caci në Durrës, por ende nuk ka një urdhër-arresti për këtë ngjarje.

1575636434_1575629118hysenidautimemaj.jpg

Fatmir Hyseni alias Elidon Musaj, Gentian Dauti ,Igli Memaj alias Sulioti

Sipas dinamikës së atentatit ndaj Hajrulla, të ndërtuar nga prokuroria e Vlorës tre persona që dyshohet të jenë grupi i zjarrit janë Fatmir Hyseni, Gentian Dauti dhe Igli Memaj. Ndërsa 5 personat e tjerë janë në rolin e vëzhguesit dhe ndihmësit të tre personave që janë afruar dhe kanë qëlluar. Në dosjen hetimore thuhet se:”…personat e mësipërm veprojnë në disa qytete si vrasës me pagesë. Për realizimin e vrasjes, këta persona pasi marrin porosinë, organizohen dhe hyjnë në veprim me Igli Memaj dhe Gentian Dautaj, të cilët pasi mbajnë në vëzhgim për disa ditë personat objekt sulmi dhe pasi studiojnë lëvizjet e tyre, organizojnë vrasjen. Për të kryer vrasjen ata marrin makina të vjedhura nga lidhjet e tyre në zonën e Fushë-Krujës. Pas çdo krimi të kryer, ata e djegin automjetin me qëllim zhdukjen e provave dhe largohen në këmbë ose me automjete të tjera, që i presin në afërsi të vendit ku kanë planifikuar djegies e automjetit…”.

Zbulimi i këtyre emrave tregon edhe një herë tjetër se atentati ndaj Hajrulla, është kryer si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë, luftë kjo që është ndezur prej disa vitesh dhe nuk dihet se ku do përfundojë. Policia dhe prokuroria e Vlorës e lidhin këtë atentat me ngjarjen e 17 shkurtit 2019, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos lehtë Armando Sulejmani ose “Çipuri”. Ky i fundit në 17 shkurt 2019 i shpëtoi një atentati mafioz me 78 plumba kallashnikovi, ku vetë Çipuri mori dy plumba në këmbë ndërsa dy personat që e shoqëronin në makinë, Arjan Hasanaj dhe kunati i “Çipurit” Resti Rexho janë bërë shoshë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30, kur lagjia e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është përfshirë në “luftë”, pasi të shtëna të shumta armësh, janë dëgjuar në rrugën “Dhimitër Konomi”, aty ku po udhëtonin me një mjet tip “Passat” tre personat Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe Armando Sulejmani. Pikërisht në këtë atentat “Çipuri” ka qëlluar plot 6 herë me një pistoletë prodhim amerikan me mulli të tipit “Magnum SW 357 SMITH WESON”. Për këtë armë, Armando Sulejmani është arrestuar dhe vijon të jetë ende në burg. Goditja frontale për të eliminuar “Çipurin”, ngriti dyshime të forta, se atentati ishte mirë organizuar nga anëtarët e grupit rival. Katër muaj nga ky atentat me 78 plumba, në kompleksin “Oslo” sulmohet me dy kallashnikovë për tu vrarë Inez Hajrulla. Autorët largohen përmes Vlorës, përballë bashkisë, dhe askush nuk i ndalon, megjithëse përplasen me një automjet të rastit. Sot dhjetë muaj pas kësaj ngjarje 7 persona janë arrestuar dhe një i 8-të, Fatmir Hyseni është shpallur në kërkim.

m.v./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, si po punon qeveria për të përballuar emergjencën e tërmetit?

Komento

Komente

  • Sokol: 12/01/2020 02:45

    Sjan keta vrasit kta hallegjinje shteti Jon skapin sta kriminelet po' gjen te lodhrit dhe i fusin Brenda

    Përgjigju
  • Veti: 12/01/2020 02:42

    Jo

    Përgjigju
  • Aziz: 07/12/2019 13:14

    shes golf dysh me letra

    Përgjigju
  • johnny: 07/12/2019 01:22

    Several Albanian gangs from Vlore (Albania) trading cocaine in Antwerp are fighting out a real war. Those who return to Albania are in danger of disappearing there. Rivals are therefore eliminating each other at home, in Albania, in order to limit competition in Antwerp. "Inevitably they will also clash in Belgium" The public prosecutor's office in Antwerp says it is surprised by this story. "There are no investigations into disappearances or kidnappings in the Antwerp drug environment", says the spokesman. "And from Albania we have not yet received a question from the police or the judiciary about these disappearances.

    Përgjigju
  • genti: 06/12/2019 23:22

    a ka ndonje vlonjat mbi 40 vjec qe ta dije historine si eshte dhe ta tregoj?! kush ka qene superior ne vlore zani me lucianon dhe gerfhuqet viktori me gaxhain, elton tato me borakun didi cami apo mukajt e pusit te mezinit?!

    Përgjigju
  • Loti: 06/12/2019 17:08

    Hale te ksaj kohe te qelbur, halabak qe s keni zemer te nxirrni fytyren se ua rrjepin b*then. Fshiheni si bubuzhelat, jetoni me frike si lepujt e u duket vetja mbret.

    Përgjigju
    • sel sel: 08/12/2019 10:24

      Ore vllaaa

    • Ne kerkim te lepujve: 06/12/2019 19:34

      Tamam ke fol o Loti

    • Çolet: 06/12/2019 17:52

      O Loti o zagarë nxire fytyrën të rrjepim të gjalle

  • Toto Riina: 06/12/2019 15:40

    A nuk ishte FaqeDjeguri, e tani i kalburi i paprekshmi? E njejta gje ka me i gjete edhe keta budallenj. Luftes vetem sherrin ja shohin te dy palet

    Përgjigju
    • Totti: 06/12/2019 19:46

      Kush eshte I kalburi? Kush eshte ky I paprekshem ?

  • Fredi: 06/12/2019 14:49

    Nuk ka munci plako do jet bo nonji ngatres se vlonjatt nuk bojn nga kto gjona, ata vetem lexojn t morin dije!

    Përgjigju
    • Vlora: 07/12/2019 13:19

      Doli ti fredi evgjiti i ndroqit .. ptu lanet palaco njeri..

    • xXx: 06/12/2019 21:37

      Gjalle je ti ore lanet.Nuk te shtypi ndonje shtese pallati ty ore intelektual...

  • Vlora: 06/12/2019 14:34

    Igli Sulioti kurre ne bote

    Përgjigju
  • xXx: 06/12/2019 14:16

    Gjarpërit duhet t'i presësh kokën...Edhe kokën e gjarpërit e keni në Belgjikë...

    Përgjigju
    • Rakia: 07/12/2019 15:40

      ore ky gjarpri qe thoni ju ka emer a piton a anakond a ca esht ky se ngelet tu permend mvetem llafe plase emrin aty se ta dim ca helmi ka ?

  • Arjan kokplaka: 06/12/2019 13:59

    Doqe.kapo di Valona

    Përgjigju
  • kiko: 06/12/2019 13:58

    mbas ktyre te gjithave eshte festa

    Përgjigju
    • Beni: 07/12/2019 11:29

      Festa eshte vllai i didit

    • Levan: 06/12/2019 15:09

      Kush eshte festa? Mund te na e tregosh? Ky festa eshte kapo i vlores?

  • Vlora: 06/12/2019 13:50

    Duhet te jete ndonje ngaterese patjeter. Igli Sulioti nuk ka patur ndonjehere pune me keto gjera te tmerrshme. Uroj te jete ngaterrese, ai eshte thjeshte nje elektroaut. Ka pas qene djale i mire.

    Përgjigju
    • Zhduku: 06/12/2019 23:04

      Mos na e shpif me shum se kaq djal i mir Po ka vrare ca njerez per llogari tt tjerve dhe ka fut ca lek ne xhep.

    • 2019: 06/12/2019 22:59

      Po keta plehrat qe nuk ta mbushin mendjen merren me spiunlleqe.Pse ca kujton ti,qe spiunat jane me brire.

    • Toni Tirane: 06/12/2019 21:12

      Ku i dihhet sor. Kane njerezit jete te dyfishte. Diten jete normale, naten pastaj jete tjeter. Nese prekororia ka prova dhe fakte ti tregoje dhe jo fjale.

    • vlora: 06/12/2019 19:39

      Dhe une e njof vete dhe me duket shaka , kurre ne bote per iglin mekanikun

    • Vlora: 06/12/2019 16:10

      I nderuari Fieri, E kam shume seriozisht, ka qene djale i shkelqyer. As i eger dhe as gje, shume i sjellshem, punetor! Do zoti eshte thjeshte gabim!

    • Fieri: 06/12/2019 15:20

      Edhe Aldo Bare djal i mir ishte

  • Vloraa: 06/12/2019 13:28

    Perderisa Doqja Çipuri Buzderi e Bernardi jane jashte thjesht bishtat kane arrestuar ...lufta vazhdon

    Përgjigju
    • Fieraku: 06/12/2019 21:24

      Po ketate 4qe ke permend o vlora me ke e Kan sherin qe po vriten keshtu me robin??apo grupin qe la mbrapa harizaj

    • Olti: 06/12/2019 15:08

      Kush eshte Bernardi? Kto Jane kapot e vlores?

  • Mano: 06/12/2019 13:06

    O doqe o mbreti vlores

    Përgjigju
    • Joni: 06/12/2019 15:29

      Doqe trimi dil nga vrima...