EKSKLUZIVE/ Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më shumë nga sa pagoi buxheti i shtetit! Punimet në përputhje me kontratën (DOKUMENTET)

Një raport i siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, hartuar për llogari dhe me urdhër të SPAK-ut, vë në dyshim disa nga akuzat dyvjeçare për inceneratorin e Elbasanit. Akti i ekspertimit vlerësues për inceneratorin e Elbasanit është kryer nga ekspertja Luiza Bala, e cila është caktuar nga SPAK me vendim të datës 23 qershor 2022, për llogari të hetimeve.

Në dokumentin që mban datën 10 nëntor 2022, thuhet se projekti është zbatuar me përpikmëri dhe konform përshkrimit të punimeve nga shoqëria koncensionare Albtek. Sipas raportit që publikohet për herë të parë, preventivi i kontratës së bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit dhe preventivi i situacionit përfundimtar të punimeve, rezulton të jetë i njëjtë.

Në raport thuhet se vlera përfundimtare faktike e impiantit të mbetjeve është 26 072 756.18 euro. Pra investimi kushton 22.235 euro më shumë nga sa është paguar nga buxheti i shtetit. Rreth 6 milionë euro është vetëm vlera faktike e punimeve dhe makinerive të impiantit, ndërkohë nuk përllogariten kostot për 5 vite administrim që koncensionari do të shërbejë pa pagesa shtesë.

Konkluzionet zyrtare të ekspertes së caktuar nga SPAK konfirmon edhe një herë se ndërtimi i inceneratorëve mund të jetë përdorur për evazion fiskal, një aktivitet gjithsesi i dënueshëm, por sipas dokumentet nuk janë vjedhur para publike. Por ta shikojmë në detaje cilat kanë qenë pyetjet që SPAK ka bërë në ekspertizë, dhe (shkurtimisht) si ekspertja është përgjigjur:

Pyetje e SPAK: A përputhet në fakt gjendja e punimeve të kryera dhe furnizimeve të kryera me atë të parashikuar në kontratën e koncesionit dhe projektin e miratuar?

Përgjigja e ekspertes: Rezulton se projekti i zbatimit në punime civile dhe në ato të ndërtim-montimit dhe teknologjisë, është zbatuar me përpikëri nga shoqëria koncensionare 'Albtek Energy' dhe konform projektit të zbatimit dhe përshkrimit të punimeve.

Pyetje e SPAK: Të përcaktohet se cila ka qenë kostoja faktike e kryerjes së këtyre punimeve dhe furnizimeve për secilin prej zërave të punimeve.

Ekspertja: ....Duke iu referuar çmimeve të paraqitura në situacionin përfundimtar dhe atë pjesor, vlera totale është 26 072 756 euro. Këtu ritheksojmë se punimet janë realizuar me cilësi dhe kushte të mira.

Pyetje e SPAK: A përputhet kostoja faktike e punimeve dhe furnizimeve të kryera me preventivin e kontratës së koncensionit? Nëse jo të përcaktohet se ku qëndrojnë këto mospërputhje dhe cila është vlera e tyre?

Ekspertja: Në tabelën krahasuese bashkangjitur me këtë akt-ekspertim është përcaktuar vlera e përcaktuar në kontratën koncensionare, për të cilin nuk kam konstatuar në dokumentet e fashikullit hetimor të ketë një kontratë të lidhur me palët e treta për realizimin si të punimeve të ndërtimit, por edhe ato të pajisjeve teknologjike dhe montimin e tyre, të cilat janë analizuar në përgjigjen nr. 1 të këtij akti. Po kështu nga ana ime është bërë krahasimi i gjendjes faktike të punimeve të realizuara për ndërtim, objekt i këtij hetimi, me situacionet e raportuara për kryejen e punimeve, nga sa rezulton se punimet janë kryer konform projetit të zbatimit, duke pasur me prevantivat referuese, kjo si për volumet dhe për vlerat përcaktuese të shpjeguara më sipër.

Nga krahasimet e tyre, duke iu referuar çmimeve të paraqitura si çmime të kontratës për zëra të veçantë është:

1. Vlera e preventivuar e kontratës së koncensionit, me preventivin e përgatitur për vlerë të objektit, janë e njëjta.

2. Ndryshimi nga vlera e preventivuar për dhënien e koncesionit, me vlerën e kontratës së firmosur nga koncensionari 'Albtek Energy', është pothuajse zero.

3. Ndryshimi mes kontratës së bërë nga shoqëria koncensionare 'Albtek Energy', me MM (Ministria e Mjedisit), për ndërtimin e objektit 'impianti i trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan dhe prodhimin e energjisë, me situacionin përfundimtar të punimeve në vepër, rezulton të jetë zero.

4. Ndryshimi ndërmjet situacionit të raportuar dhe të deklaruar nga shoqëria 'Albtek Energy', me situacionin e përgatitur nga ana ime, kjo sipas gjendjes faktike, është 22 235 euro.

Pyetje e SPAK: A ka zëra punimesh ose blerje të panevojshme të përfshira në projektin e objektit dhe preventivin e punimeve?

Ekspertja: Fillimisht duhet të ritheksojmë se projekti është hartuar në zgjidhjen më të mirë të tij, me shumë detaje, ku është pasqyruar gjendja para fillimit të punimeve me shumë detaje dhe ajo pas përfundimit të tyre, dhe nuk kam konstatur që në projekt të jenë përfshirë apo ndryshuar gjëra të këtij realiteti. Nga zbërthimi i projektit kam konstatuat se nuk ka zëra të përfshira tepër në situacionin përfundimtar...

 

Akti i ekspertimit me shkurtime kryer nga ekspertja e caktuar nga SPAK për llogari të komisionit hetimor

 

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin)Akti i ekspertimit kryer nga ekspertja e caktuar nga SPAK për llogari të komisionit hetimor

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ganifier: 30/11/2022 13:08

    si mundet , qe nje arkitekte, te mare persiper nje pune,ketu behet fjale per miliona.Duhet grup ekspertesh, inxhinjere ndettimi, inxhinjere mekanike peer pajisje makineri,Spak te mbaje pergjegjesi per kete lesh eksperte, qe ne 2015 akoma eshte ne ndjekje penale per pronat qe ka vjedhur ne Fier,ne aluizem.

    Përgjigju
  • Gripi: 29/11/2022 23:23

    Me vika keq per Zoton, Mertirin dhe Gugallen se paskan dale me humbje ne kete biznes hahahaha. Shteti duhet ti kerkoje falje dhe ti demshperbleje....o pike e zeze. Ekspertim i pabesueshem dhe jo realist. Duhej nje grup ekspertimi dhe jo nje eksperte e vetme. SPAK eshte bere KAPS.

    Përgjigju
  • Kik: 29/11/2022 20:40

    Bravo ekspertija. Edhe une e kam patur kete mendim punimet fizike jane bere nga shoqeria nga persona te palicensuar num kane patur nipte faturat i kane marre tek subjektet me nipte buxheti i shtetit nuk ka dem ekonomik

    Përgjigju
  • Km: 29/11/2022 18:47

    Punon apo nuk Punon tjeter problem. Ceshtja nuk eshte ngritur se nuk Punon, por Jane vjedhur miliona dhe jo pak, por mbi 200 million euro. Shifra è Monalike eshte me e madhe, por une Marr nje shifter minimale dysheme opozite. Sic del akuzat nuk qendrojne, hyne ne kategorine shpifje me dashje per qellim te caktuara. Sigurisht, shpif si me akuza te rreme mban pergjegjesi.Por Jane futur ne burg njerez qe po u shkaterrohet shendeti. Si Jane arestuar PA prova, PA hetim, PA ekspertize. A mban pergjegjes ASPAK i Krajes per heqjen e lirise ne kundershtim me ligjin te persona e te caktuara. Prokuroria duhet te denohet per shperdorim te posti zyrtar. Gjithashtu duhet te hetohet per korrupsionin. Ketu nuk eshte ceshtje pressioni. Nga kush? Nga Monalike floriri. APO nga Brisida. Pika ne koke o prokuror, sa e KE ulur vehte Edhe ato dokumenta te firmosura nga fakir fukarenj we u gdhine sipermarres duhet te kalojne ne ekspertize. Ato Jane prodhim Made in LSI

    Përgjigju
  • Inxhinieri: 29/11/2022 18:34

    Si mundet nje injorante si kjo Luiza, qe eshte arkitekte dhe smerr vesh fare nga inxhinieria, vleresimet apo inceneratoret te bej vleresimin e inceneratorit. Si mundet qe eshte kaq llum gjithandej, ne cdo ceshtje qe preket nga ky shtet dhe drejtesi.

    Përgjigju
    • Sondazhi: 30/11/2022 07:21

      Ja shiko përgjigjet në këtë chat, të gjithë gatitu para pushtetit. Sala per Spak është qelibar, Iliri akullore, pse mendon që lartmadhnia do jetë më pak?

  • Vertet?: 29/11/2022 16:27

    Po si mund te jete konform kontrates kur incenerimi NUK PUNON?

    Përgjigju
    • Mario: 29/11/2022 17:09

      Akoma vazhdon degjon Moniken, Liken dhe Saliun dhe mediat e tyre? U vune ne nje pushim vetem ne kohen qe po behej hetimi, ndryshme keto impjante dhe incerenatore qe jane pjese e tyre kane funskionuar, ndaj edhe kemi me paster nga me perpara vendin nga plehrat edhe pse duhet akoma pune, por puna nuk mbaron kurre, pasi duhet te shikojme qe sherbimet shtohen dita dites dhe kjo kerkon edhe me teper pune per te mbajtur paster vendin. Boll u genjyet nga sharlatanet qe sa ishin ne pushtet vec e shkaterruan kete vend dhe kur iken lane vec llozhura nga mbas.

    • Mara emigrante ne Itali: 29/11/2022 16:45

      Po ku e di ti qe nuk punon mor "vertet " ajo nkuk punoi ne kohen qe ishte nen hetim ,edhe nuk dini edhe flisni mor injorante

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Pastruesja i vodhi paratë në shtëpi, arrestohet nga policia e Tiranës zyrtarja Alda Klosi! Akuzohet për pastrim parash

Pastruesja i vodhi paratë në shtëpi, arrestohet nga policia e Tiranës zyrtarja Alda Klosi! Akuzohet për pastrim parash