Ekskluzive/ Flet mjekja që trajtoi ‘tezen’ e Tires: Fenomen individual! Keqardhje për pacienten që vdiq...Ja dhurata e vetme që mora nga vajza

TIRANË- “E dashur, të falënderojmë me gjithë shpirt,  jo vetëm për punën e përkryer, por mbi të gjitha për mirësinë, bujarinë që keni. Nga paciente Liljana, kati 2, dhoma 30 dhe vajza A**”.

Kjo buqetë me lule është mirënjohja që mjekja Valentina ka marrë nga vajza e pacientes me COVID që ajo po trajtonte në spitalin “Shefqet Ndroqi” që prej 11 muajsh, si të gjitha bluzat e bardha po kujdeset ndaj të infektuarve, KU si asnjëherë më parë, luftojnë me vdekjen përballë virusit që ka prekur gjithë botën.

U desh që një sanitare të merrte ryshfet përmes mashtrimit, që puna e bluzave të bardha të nxihej e krejt papritur edhe qytetarët të ndiheshin të pasigurt për të shkuar në spital, e pse jo me mllef ndaj mjekëve.

Për doktoreshë Valentinën, Tirja nuk mund të njollosë punën e gjithë stafit mjekësor.

“Fenomeni Tire nuk është fenomen institucional, më tepër se fenomen individual, sepse nuk mundet që një fenomen i tillë të përfshihet i gjithë personel, i gjithë ky staf mjekësor që i ka përkushtuar të gjithë kohën e tyre, gjithë pacientëve, punës së tyre vetëm për të filluar jetën”, tha ajo.

Në mesin e qindra pacientëve të shtruar në spitalin COVID- 2, doktoreshë Valentina e mban mend shumë mirë, Liljana Kalemin për vetë gjendjen e rënduar që ajo kishte dhe nevojën për trajtim.

“Pacientja është shtruar në datën 28 nëntor, unë kam qenë mjekja që e ka pritur në Urgjencë. Pacientja është pritur me saturime të ulëta, me gjendje fibrile të zgjatur, me sëmundje shoqëruese me diabet dhe hipertension, pasi është me ekzaminime laboratorike dhe grafike, pasi është plotësuar me kartelën dhe më vizitën e kardiologut, e sëmura është ngjitur në pavijon, është ndjekur përditë me ekzaminime, i është dhënë ndihma dhe asistenca nga personeli mjekësor për shkak se e sëmura ka qenë në një gjendje jo shumë të mirë shëndetësore për t’i shërbyer edhe vetes, gjendja ka ardhur vazhdimisht duke u përkeqësuar”, tregon mjekja.

Komunikimet me vajzën e Liljanës që nga jashtë spitalit ishte në ankth për nënën e saj, doktoresha thotë se kanë qenë të shpeshta.

“Unë si mjekja përgjegjëse dhe si mjeke kuruese kemi folur përditë në telefon me familjarët duke informuar për gjendjen e të sëmurës. Ne me vajzën kemi kontaktuar përditë në telefon, dhe pavarësisht gjendjes së rëndë të mamit të vet, vajza më ka përcjellë vazhdimisht mesazhe falënderuese edhe pse gjendja e nënën ishte e rëndë, ajo e shikonte dhe vlerësonte atë punë të madhe që ne bënim aty”, u shpreh ajo.

Për një mjek nuk është aspak e lehtë, veçanërisht në pandemi, të shohë teksa përpjekjet e tyre nuk mjaftojnë. Mes dhimbjes së humbjes së jetëve, ka edhe gjeste të vogla, që i japin motivim.

“Mua më vjen keq që vajza humbi nënën e saj, më vjen keq që Liljana u largua në një moshë të tillë nga jeta, duke lënë fëmijët, por më ka ardhur mirë kur në një moment, edhe pse e ëma e saj edhe pse ishte në një gjendje të keqe shëndetësore, mua personalisht më ka sjellë një tufë me lule me një pusullë shumë të bukur të shkruar mirënjohëse ndaj punës që kam bërë ndaj tyre”, tha mjekja.

Tire Alldërvishi, sanitare e vjetër në spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa hetimet e prokurorisë zbuloi se pjesë e skemës së korrupsionit ishin dhe 3 infermiere e një sanitare tjetër, të cilat u vunë në pranga. Vajza e pacientes Liljana Kalemi denoncoi në media se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishi, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj. Vetë sanitarja ju prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze.

 

Tire Alldërvishi ndoshta do të qendrojnë gjatë pas hekurave. por mesazhet e pacientes : Të lutem më sill pak ujë e ushqim”, veshtirë të largohen nga kujtesa e njerëzve

Buqeta me lule që vajza e viktimës mjekes

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët