Ekskluzive/ Gjenerali i vrarë nga SHBA drejtoi iranianët terroristë të kamufluar si gazetarë në Tiranë, çfarë u zbulua në kamerat e tyre në 2018-ën

Dy gazetarë dhe një regjisor iranian, te dëbuar nga Shqipëria në mars të vitit 2018 të cilët u arrestuan teksa filmonin në Selinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë ditën e festës së Novruzit, dyshohet të ishin pjesë e strukturës "QUDS" (njësia klandestine dhe sekrete e forcave revolucionare kundër opozitës iraniane MEK) drejtuar nga gjenerali Qasem Soleimani vrarë më 3 Janar në Bagdad, Irak.

Report Tv ka lexuar dosjen hetimore të anti-terrorit dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku nga hetimet e kryera asokohe nga njësia e Anti-terrorit dhe prokurori Eugen Beçi, rezulton se ardhja e këtij grup xhirimi në Shqipëri ishte koordinuar nga stafi i ambasadës iraniane dhe fondacioni Saad dhe ata pretendojnë se do realizonin një reportazh për festën e Bektashinjve.

Një prej të dëbnuarve, shtetasi Iranian me inicialet M.A sipas deklarimve që ndodhen në dosjen hetimore, ka thënë se kishte njohje me Baba Mondin dhe ishte ftuar prej tij për të bërë reportazhin për Novruzin, dhe se ai kish qenë edhe herë të tjera në Shqipëri.

Ndërsa shtetasi tjetër iranian me inicialet  F.Z është shprehur se ai ishte me profesion kameraman dhe ishte kontaktuar nga regjisori gjithashtu iranian me inicialet S.G për të realizuar një film me metrazh të shkurtër me temë udhëtimi “Haxhi Veli Bektashi” nga Irani-Turqi e më pas Shqipëri.

Qassem Soleimani

I kamufluar si regjisor iraniani me inicialet S.G ka shpjeguar se komuniteti bektashinj në Shqipëri nuk kishte dijeni për këtë filmim ndërsa edhe në deklarimet e tij më pas vetë Baba Mondi ka konfirmuar që nuk kishte asnjë ftesë për këtë grup xhirimi apo lidhje me ta.

Këto filmime sipas tre shtetasve iranianë të dyshuar për lidhje me QUDS drejtuar nga gjenerali Soleimani ishin porositur nga një televizion turk, por nga hetimet e Krimeve të Rënda dhe prokurorit Beçi ka rezultuar e pavërtetë.

Në dosjen e lexuar nga Report Tv rezulton se në kamerat dhe aparatet fotografikë të këtij grupi kishte pamje të institucioneve shqiptare, kampit të opozitës iraniane strehuar në Manzë të Durrësit, qendrave tregtare dhe disa selive fetare në vend, filmime të cilat janë asgjësuar.

Hetimet kanë zbuluar se ky grup qëllimin real të vizitës së tij në Shqipëri ka pasur përgatitjen e terrenit për sulme terroriste dhe objektiv ka qenë eliminimi fizik i kreut të Bektashinjve Baba Mondi, dhe goditja e disa prej opozitarëve të MEK që janë strehuar në Shqipëri.

Ky hetim i autoriteteve shqiptare zbuloi dhe disa lidhje të shqiptarëve me strukturat e Shërbimit Sekret në Iran, persona të cilët prej disa kohësh mbahen në monitorim jo vetëm për lëvizjet e tyre, por edhe për transaksionet bankare.

Kapja e tyre u bë nga strukturat e Gardës së Republikës më 22 mars 2018 teksa në selinë e Bektashinjve për festën e Novruzit ndodheshin titullarë të vendit përfshi dhe presidentin e republikës Ilir Meta, e pas kapjes ata iu dorëzuan anti-terrorit duke i dëbuar nga vendi. Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar gjithashtu edhe nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK).

Ky hetim solli më pas edhe vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga Tirana më 19 dhjetor ambasadorin e Iranit Gholamhossein Mohammadnia.

Më 24 tetor Policia e Shtetit deklaroi se kishte goditur strukturën e cila përgatiste sulme terroriste në Shqipëri ku mes tyre ishte edhe një trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut, 52 vjeç, i arrestuar në 2011ën për llogari të Gjermanisë për 1 ton heroinë që u kap atje 2009-ën. Ai u arratis nga Shqipëria pasi gjykata e nxori nga burgu në "arrest shtëpie" edhe pse dyshohej për trafik të 1 ton heroine. Kjo celulë drejtohej nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN (nuk i dihen gjeneralitetet), rezident i përhershëm në Iran. Ai menaxhonte në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. 

Nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Struktura kriminale e celulës terroriste, drejtohet nga forcat e regjimit iranian QUDS

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye