Ekskluzive/ Gjyqtarët e emëruar nga KLD që po bllokojnë Apelin në Tiranë

Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Shqipëria, brenda disa muajsh, rrezikon të mbetet edhe pa gjykatat e apelit, duke pasjellë pamundësinë e verifikimit të vendimeve të gjykatave të shkallës së parë dhe ekzekutimit të këtyre vendimeve. Shtyrja drejt bllokimit të gjykatave të Apelit, sidomos të Tiranës, është produkt i veprimtarisë abuzive të Këshillit të Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me ish-presidentët e Republikës, të cilët kanë emëruar në Gjykatat e Apelit gjyqtarë të kompromentuar në një shkallë të tillë saqë po ngecin në rrjetën e trefishtë të Vetingut. Gjyqtarët janë emëruar nga presidentët përkatës, me propozim të KLD. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sot i zëvendësuar me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ishte një ndër organet e drejtësisë që po shembet, më të kritikuara nga raportet ndërkombëtare, për qoka me emërimin e gjyqtarëve si dhe për mosndëshkimin e gjyqtarëve abuzivë. Që nga viti 2007 deri para pak muajsh, kur janë emëruar shumica e gjyqtarëve të Apelit në Tiranë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka qenë në influencën e Partisë Demokratike dhe të dy presidentëve të zgjedhur prej saj, konkretisht të Bamir Topit dhe më pas të Bujar Nishanit.

Situata në Gjykatën e Apelit Tiranë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka gjithsej 28 gjyqtarë, 9 për çështjet penale dhe 19 për çështjes civile. Për 26 gjyqtarë ka nisur procesi i trefishtë i Vetingut. Deri më sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka marrë 5 vendime për fatin e gjyqtarëve të Apelit në Tiranë. Përmes 5 vendimeve, KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra tre gjyqtarë, të pranojë dorëheqjen e një tjetri si dhe konfirmojë vetëm një gjyqtar në detyrë. Konkretisht, Komisioni i Vetingut ka shkarkuar nga detyra për shkak të mosjustifikimit të pasurisë gjyqtarët Ervin Metalla, Fatos Qato dhe Hysni Demiraj. Ky i fundit mbante edhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit. Gjithashtu, KPK ka pranuar dorëheqjen nga detyra të gjyqtarit Metush Saraçi, duke ndërprerë procesin e Vetingut. Ilir Toska është gjyqtari i vetëm i Apelit Tiranë, i cili ka kaluar deri më sot procesin e Vetingut. Por, edhe Ilir Toska, sot nuk është më gjyqtar i Apelit Tiranë, pasi është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana tjetër, gjyqtari Gjin Gjoni ka marrë një leje dyvjeçare prindërore. Aktualisht, Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka qoftë edhe një gjyqtarë në detyrë, i cili të jetë konfirmuar nga Komisionet e Vetingut.

Trendi

Vendimet e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmojnë se vetëm një në 4 gjyqtarë të Apelit Tiranë kalon procesin e Vetingut. Me këtë trend, brenda disa muajsh, Gjykata e Apelit Tiranë mund të mbetet me 4-5 anëtarë, në pamundësi për të përballuar fluksin e dosjeve në këtë gjykatë. Një situatë e tillë është paralajmëruar disa vite më parë nga përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtarë në Tiranë, duke u nisur pikërisht tek pamundësia e gjyqtarëve të Apelit për të kaluar Vetingun, për shkak të nivelit të lartë të pasurive në raport me të ardhurat e ligjshme. Ish-kreu i misionit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville, gjatë një mbledhje të Komisionit për Reformën në Drejtësi, në vitin 2016, paralajmëroi rreth 80 vende vakante në të gjithë sistemin, por kjo vakancë do të ishte më e thekuar në gjykatat e apelit. Megjithatë, ecuria e deritanishme e procesit të Vetingut, konfirmon se vakancat në gjyqësor do të shkojnë mbi 400 vende, pasi më shumë se gjysma e subjekteve të verifikuara deri më tani nuk e kanë kaluar dot Vetingun.  

Gjyqtarët e Apelit Tiranë të shkarkuar dhe të dorëhequr 

1. Ervin Metalla, Gjykata e Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak se nuk ka ndërmarrë hapa për fshehjen e pasurisë, nuk ka shpjeguar bindshëm dhe ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Me vendim Nr. 349, datë 05.07.2013, KLD i propozoi ish-presidentit Bujar Nishani emërimin e Metallës gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

2. Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me argumentin se nuk ka arritur një nivel të besueshëm për justifikimin e pasurisë. Fatos Qato filluar detyrën si gjyqtar në vitin 1994 dhe për më shumë se 15 vjet ka qenë anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës.

3. Hysni Demiraj, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të disa problemeve me pasurinë. Më 12 qershor të 2009, ish-presidenti Bamir Topi, me propozim të KLD, ka emëruar Hysni Demirajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Tiranë.

4. Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë, ka dhënë dorëheqjen nga detyra më datë 12.11.2018. Për rrjedhojë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për gjyqtarin Saraçi. KLD, me vendim Nr. 149, datë 10.12.2003, i propozoi ish-presidentit Alfred Moisiu, emërimin e Metush Saraçit gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Të konfirmuar në detyrë

  1. Ilir Toska, ish-gjyqtarë Gjykata e Apelit Tiranë, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, konfirmuar në detyrë.

Në proces verifikimi

  1. Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Artur Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë
  3. Asim Vokshi, Gjykata e Apelit Tiranë
  4. Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë
  5. Elona Toro, Gjykata e Apelit Tiranë
  6. Elbana Lluri, Gjykata e Apelit Tiranë
  7. Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë
  8. Fatri Islamaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  9. Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë, me leje dyvjeçare
  10. Maria Qirjazi, Gjykata e Apelit Tiranë
  11. Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë
  12. Shpresa Beçaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  13. Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë
  14. Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë
  15. Andi Civici, Gjykata e Apelit Tiranë
  16. Astrit Haxhialushi, Gjykata e Apelit Tiranë
  17. Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë
  18. Genti Shala, Gjykata e Apelit Tiranë
  19. Gramoz Levanaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  20. Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë
  21. Valdete Hoxha, Gjykata e Apelit Tiranë

Nuk ka nisur verifikimi

  1. Artur Gaxha, Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Flutra Skenderi, Gjykata e Apelit Tiranë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesia e vertete: 28/03/2019 09:39

    Me e mira do te ishte te bllokohej per nje periudhe kohore jo vetem gjykata e apelit por edhe gjykata e shkalles pare deri sa te kalolonin ne veting te gjithe gjyqtaret dhe pastaj te fillonte puna sepse ne kete periudhe ata mund te bejne deme te pa riparueshme.Ne kohen qe kishte filluar vetingu gjyqtari i shkalles pare ILIR MUSTAFAJ ka marre vendime absurde,kiptohet kundrejt pageses prandaj keta lloj gjyqtarucesh qe kane mbaruar shkollen naten ose me korespondence duhet te zhduken nga sistemi se i duket vetja edhe te zgjuar e pelivan.

    Përgjigju
    • Lau: 28/03/2019 12:45

      Mund te bejne deme thua?!! Ata po hapin varre perdite

  • Gjyqtar: 28/03/2019 08:58

    Pse duhet te shqetedohemi, me mire te ikin keta hajdut, emerimin e kane me para,aftesia e shumices se tyre eshte per te ardhur keq. Jane keta qe si pelivan kane arritur majat e drejtesise duke i sherbyer politikes dhe krimit. Shpresa Becaj,Artur Malaj e me radhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje