Gjashtë personat që kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin tashmë janë në kërkim dhe po ndiqen procedurat urgjente për të dërguar letërporositë në drejtim të Portugalisë për vrasësin dhe të Britanisë së Madhe për 5 të tjerët, porositën shqiptar Edmond Haxhia dhe 4 britanikët. Ministri Manja ka thënë sot se sapo prokuroria t’i ketë gati, Ministria e Drejtësisë do t’i nisë sa më shpejt. Në orët e vona të pasdites të së mërkures, Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesen e prokurorisë, duke caktuar ndaj tyre masat e sigurisë "Arrest në burg".
Ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se Edmond Haxhia është tradhëtuar pikërisht nga një grua, e afërm e tij. Ajo ka treguar të gjitha lëvizjet e të akuzuarve. Ajo ka dëshmuar se të gjashtë i ka parë në fshatin Kakarriq bashkë. Ajo ka patur dijeni për prezencen e shtetasve të huaj në shqipëri dhe shoqërinë e tyre me Edmond Haxhinë, duke treguar në polici të gjitha lëvizjet e tyre. Haxhia është pikasur gjithashtu nga kamerat kur mori në aeroport 5 të huajt. Dëshmia e një gruaje, e afërm me Haxhinë, është faktuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë, duke çuar në zbardhjen e plotë të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, që deri në këtë fazë hetimesh rezulton të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë që ai ka pasur me fisin Lekstakaj. Po verifikohen disa të tjerë si të përfshirë në ngjarje, po merren në pyetje dhe po mbahen në vëzhgim.
Lajmi kryesor:
'Shes 'Yamaha X' 1800 euro', si u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e Nikulajt, u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë! Mjeti u braktis pranë shtëpisë së porositësit
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës
26 Mars, 10:15
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36
-
Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)
22 Mars, 09:39