Vrasja e Nikulajt, Imeraj në Report Tv: Të huajt u zgjodhën për të humbur gjurmët, vetëm ata mund t’i afroheshin! Mënyrë për të shkëputur zinxhirin e hakmarrjes

TIRANË- Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur në Report Tv mbi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës dhe detajet që janë zbardhur mbi ekzekutimin. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Imeraj tha se porositësi, Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin Nikulajn pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët.

Ish-kryeprokurorja shprehet se ekzekutori portugez, Ruben Saraiva dhe 5 bashkëpunëtorët britanikë e kanë pasur më të lehtë që vëzhgojnë Ardian Nikulajn, duke u sjellë si turistë të huaj. Imeraj u shpreh se vetëm turistët e huaj mund të arrinin t’i afroheshin Nikulajt, pasi ai ishte një person që ruhej shumë, dhe shqiptarët do ta kishin shumë herë më të vështirë për ta ekzekutuar.

“Përse janë zgjedhur si bashkëpunëtor? Ka dy momente, së pari është fakti i evitimit të gjetjes së gjurmëve dhe me shtetasit e huaj mund të jetë më e vështirë. E dyta, është gjithmonë tendencë që shtetasit e huaj shihen më të privilegjuar në Shqipëri. Të ardhur si të huaj në një zonë të tillë ku ishin akomoduar prej dy muajsh, e kanë patur më të lehtë të përshtaten, të jenë më të vëzhgues, për faktin që mund të konsiderohen si turistë.

Në raport me shtetasit e huaj shoqëria unë ka një lloj tolerancën porositësi i ka menduar mirë disa detaje, për të arritur në kryerjen e veprës penale. Zgjedhja e shtetasve të huaj, përveç pjesës që të mos ketë lidhje me zonën, lidhet edhe me faktin që është mirëmenduar më parë, janë zgjedhur autorë që mund të kryejnë një gjë të tillë", u shpreh Imeraj në Report Tv.

Një tjetër arsye për të cilën porositësi i vrasjes, Edmond Haxhia, mund të ketë zgjedhur ekzekutor të huaj, Imeraj thotë se është edhe gjakmarrja që ai ka pasur me familjen Nikulaj. Sipas saj, kjo mudn të ishte një mënyrë që të shkëputej zinxhiri i hakmarrjes, që nëse vrasja s’do të zbardhej motivi do mbetej i paqartë.

“Në rastrin konkret, gjetja e autorëve të mundshme, të cilët bëhen të përdorshëm për të kryer vepra penale, është rezultat i një plani të mirëmendur. Tregon një bashkëpunim të shtetasve shqiptarë me ata të huaj. Dua ta lidh me sigurinë publike dhe mënyrën, fakti që viktima ishte personazh që rrinte me roje. Me pamundësinë që vrasja të bëhej nga shtetas shqiptarë.

Nëse e lidhim me sigurinë publike. Për të mos vazhduar zinxhirin, është menduar se duke përdorur personazhe të huaj, dhe mos zbulimi i porositës do bënte të mundur që kjo zbardhje të mos zbardhjen në sensin e qëllimit të saj. Të zbuloheshin vrasësi dhe bashkëpunëtorit dhe jo porositësi dhe do të dilnin hipoteza se përse ndodhi”, tha Imeraj në Report Tv.

Sa i takon largimit të tyre jashtë Shqipërisë, Imeraj u shpreh se e kishin shumë tëlehtë për të ikur, pasi nuk ka kontroll strikt për turistët, si edhe nuk ka pasur dyshime për momentin për ta.

“Janë larguar se s’ka patur një dyshim për ta në momentin që janë larguar. Megjithatë ajo çfarë është shqetësuese është fakti që disa të huaj prej më shumë se dy muaj, kanë mundësi të akomodohen, të vëzhgojnë, të lëvizin të armatosur, dhe në drejtim të sigurisë publike që këtu ka ceduar në raport me detyrën që duhet të kryejnë organet ligjzbatuese”, vijoi Imeraj.

Një ditë më parë, Policia zbardhi vrasjen e Ardian Nikulajt dhe shpalli në kërkim, ekzekutorin portugez Ruben Saraiva, porositësin Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik! Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe katër bashkëpunëtorët britanikë. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria.   

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kanuni i Lek Dukagjinit: 27/04/2023 17:45

    Mendohuni mire kur ta shkrepni pushken, nje e terhequr e kembezes shuan nje fis te tere.

    Përgjigju
  • Mira: 27/04/2023 14:53

    Ik moj aman se e ndrite ti kur ishe aty tek tirana e tani te ka ngelur me dhene mendime e opinione. Vazhdo mos ia ndaj se ne ket derexhe kemi mbrrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë