Ekskluzive/ Historia e pallatit, si Meta dhe Kryemadhi fituan 1 milion euro nga 5 mln lekë

Ekskluzive/ Historia e pallatit, si Meta dhe Kryemadhi fituan 1 milion euro nga 5 mln lekë

Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e martë se bashkëshortja e tij i ka siguruar fëmijët pasi ka në pronësi një pallat. Po si arriti Kryemadhi të ndërtonte një pallat me të ardhura bazë vetëm pagën? Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pallatin në Tiranë dhe vilën në Gjirin e Lalëzit me një sipërfaqe toke të blerë 5 milionë lekë dhe një pjesë të dhuruar nga vëllai i Kryemadhit.

Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi deklaron se ka blerë 1200 m2 tokë, me vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai i saj. Një vit më vonë, pra në vitin 2008, Kryemadhi lidh një kontratë sipërmarrje me kompaninë Agi-Kons shpk, pa vlerë të specifikuar, për ndërtimin e një pallati në tokën me sipërfaqe 1900 m2. Sipas kontratës së deklaruar, Kryemadhi do të përfitonte 35 % për qind të pallatit.

Në vitin 2010, Meta dhe Kryemadhi, blejnë apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k, e njohur ndryshe si vila në Gjirin e Lalzit. Për të përfituar vilën, Meta dhe Kryemadhi thonë se kanë këmbyer sipërfaqen ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % (më parë 35 %) të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Pra, nga toka që Kryemadhi ka dhënë për pallat, është përfituar pjesë në pallat dhe vila në Gjirin e Lalzit. Çfarë ndodh më tej? Në vitin 2014, Monika Kryemadhi deklaron se është pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2, në pallatin në fjalë. Nga viti 2014 dhe në vijim Kryemadhi nis shitjen e apartamenteve.

Shitja e apartamenteve
Që nga viti 2014 deri në vitin 2018, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente me vlerë 890 mijë euro. Në vitin 2014, Kryemadhi ka shitur dy apartamente me vlerë 57 798 euro dhe 64 020 euro. Gjatë vitit 2016, Kryemadhi ka shitur katër apartamente, konkretisht me sipërfaqe 200 m2 në vlerën 345 000 euro, 104.74 m2 në vlerën 60 958 euro, 166.2 m2 në vlerën 85 088 euro dhe 108.5 m2 në vlerën 57 885 euro.

Gjatë vitit 2017, Kryemadhi ka shitur dy apartamente të tjera, konkretisht apartament me sipërfaqe 101 m2 në vlerën 55 550 euro dhe apartament me sipërfaqe 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro. Gjatë vitit 2018, Monika Kryemadhi ka shitur edhe dy apartamente me sipërfaqe 76.99 m2 me vlerë 42 284 euro dhe sipërfaqe 133,7 m2 me vlerë 64 103 euro. Po gjatë këtij viti, Kryemadhi deklaron një pagesë në vlerën 145 mijë euro për likuidimin e këstit të dytë të një kontrate, por nuk specifikohet lloji i saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 05/07/2019 02:50

    familje kriminelesh dhe kurvash

    Përgjigju
  • goni: 05/07/2019 02:47

    zoti tja beje kancer atje ku ju dhemb me shume se e ropen duke e vjedhur kete vend te shkrete

    Përgjigju
  • USA: 04/07/2019 15:02

    Njeri President dhe tjetra zonje e pare.Duket qarte sa e perkushtuar eshte Qeveria kunder korrupsionit.U kap nje qytetar duke vjedhur energji elektrike dhe nje tjeter kishte mbushur uje ne pus pa leje.

    Përgjigju
  • Emigrati: 04/07/2019 14:44

    Mjafton te shikosh komentet per te kuputur sa simpati Kan njerzit per kto 2 fytyra.

    Përgjigju
  • Monstrat: 04/07/2019 14:21

    Keto lloj monstrash e kane vendin ne koshin e plehrave,te pashkolluar te pa kulturuar vetem me mashtrime e dallavere kane 30 vjet qe vetem vjedhin e percajne qytetaret keta sharlatane te pangopure kur bejne moral te vjen per te vjelle.

    Përgjigju
  • toni: 04/07/2019 14:12

    o familja adams ce doni politiken ju,,,ju beni mire tregtin blini prona me 5 leke dhe i shisni me 5 milion euro

    Përgjigju
    • Cubi: 04/07/2019 15:36

      I duhet politika se pa politik ca do bente dhe si do ti mbronte pastaj. Keta keshtu jan te krimbur te gjith.

  • SPAK: 04/07/2019 13:00

    Raca me i urryer e kombit .Zoti vonon por s harron!

    Përgjigju
    • zen: 04/07/2019 13:59

      Po mire i paska shitur kjo gjithe keto apartamente dhe i paska bere dhurate si gjithe gjyqtareve shqiptare vellai, po sa TAKSA ka paguar kjo nga gjithe keto transaksione dhe sa shpenzon per shkollimin ne UK te femijeve. Po me duket se keto apartamentet po shterojne......çfare do beje me pas? Ndoshta prandaj po lufton me çizme dhe tjetri po ben si Mic Sokoli ?????????

  • SHQIPTARI: 04/07/2019 12:31

    DUHET REVOLUCION SI NE '46 PERNDRYSHE NA KA MARRE LUMI DHE DO VAZHDOJME TE SHOHIM SE SI "MBRETERIT" SHQIPTARE PASUROHEN FRIKSHEM NE KURRIZ TE VARFERIMIT EKSTREM TE SHQIPTAREVE.NE DJALL ATA QE NA RRJEPIN LEKUREN DHE S'KANE TE NGOPUR.

    Përgjigju
  • Ada: 04/07/2019 12:02

    Prandaj e quajn partia e pareve se me to po financiojn protestat

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 04/07/2019 11:58

    Nuk perben habi. Politikanet shqiptare keshtu I kane vene pasurite te gjithe. Duhet te veproje drejtesia me kedo qe shkel ligjet

    Përgjigju
  • albatros: 04/07/2019 11:46

    Mos eshte ai Drini K vellai Monikes, qe ka qene drejtor te transporti? Po qe ai, lere mos e pyet.....HAHAHAHAHA

    Përgjigju
  • JETON JEVGJIT GJOLEKA [ FADIL ]: 04/07/2019 11:30

    Në Shqipëri ka ardhur koha që këtyre çakejve tu meret pasuria që ju kan vjedhur Shqiptarve ti kthet popullit të varfër . E kta të futdn në burg e me detyrym të punojn nga 12 or në dit. Që ta provojn çdo të thot të vjedhësh djersën e gjakun e fukarajt.

    Përgjigju
  • LULE DASHI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 04/07/2019 11:25

    Kjo familje e ilir floririt është familha më e urryer e Shqipris. Këta bur e grua jyn njësoi ka gjet tenxherja kapakun. Ky fundërrin njeri duhet shkarkuar urgjentisht. Ky njeri s'meriton as për foje stalle se i vjedh kafshët kafsha.

    Përgjigju
  • Tir: 04/07/2019 11:20

    Prandaj bejne si te cmendur cifti??? Njera heq rrobat e trupit ne parlament e nuk i shkon burrit pas , por mban drejtimin e partise, tjetri perpelitet si gjeli kur i pret koken, cfare thote tani nuk thote me vone. Ky eshte hall hajdutesh! Tregoju vendin SPAK!

    Përgjigju
  • Selim: 04/07/2019 11:13

    S.P.A.K dhe KONTROLLI FISKAL sa me shpejt qe te pasurohet shteti me miliardat e krimit qe kane vjedhur Meta me shoke.E vetmja menyre per rritjen e mireqenies ne Shqiperi eshte lufta ndaj krimit ekonomik dhe ordiner pagesa e taksave ne varesi te te ardhurave te secilit gjithashtu.Mjaftojne vetem keto drejtime qe shqiperia te shnderrohet ne Zvicer pernga mireqenia edhe pse skam asnje shprese qe do ndodhe ndonjehere me brezat injorante dhe analfabete qe po vijne.

    Përgjigju
  • Hasani: 04/07/2019 10:45

    Kush financon per te rinjte e LRI-se qe kalojne pushimet ne Jale?

    Përgjigju
    • El Greco: 04/07/2019 16:02

      Po vetem ditelindja e Metajt shkoi 500 mije evro ti thua se kush financon suflakis?!

  • Berat: 04/07/2019 10:32

    Kur i kini gjth kto prova per kta nuk fyn ligji? Ligji esht nji per te gjith ka vende ne burg sa te buash dhe ti sekuestrohen pronat si te gjith qytetarve te tjer te shqipris

    Përgjigju
    • Riflo: 04/07/2019 12:36

      O vlla ligji kap fukarejt qe skan lek me pagujt dritat, keto nuk i kap.

  • Niko: 04/07/2019 09:47

    Mos i gezofshin Djersa popullit Agi Cons kompani grabitqare

    Përgjigju
  • Klloun: 04/07/2019 09:44

    Po perqindjet qe merrnin e marrin nga shoqerite ku jane ortake te fshehte qe jane 1000 here me shume? Shoqeri karburantesh, mineraresh, ndertimore apo strategjike

    Përgjigju
  • Riflo: 04/07/2019 09:21

    Edhe pastaj KM, na thot hajdeni votoni ktu te ikesh per gjithe naten.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 04/07/2019 09:15

    I q*fte zoti faren ketyre bakalareve

    Përgjigju
  • Lleshi: 04/07/2019 08:22

    Po keta ku i gjeten gjithe keto leke qe i blene keto pallate se deri ne diten qe erdhi democracy ai iste dhe ne Skrapar moj aman dhe tani is bejne dhe kete bilanc haj futa merjani te gjithe pasurine dhe shperndajani fukarejve se gjynah

    Përgjigju
  • Erik: 04/07/2019 08:05

    Vetem soji i ketyre dijne "te bejne" biznes, brenda 5 viteve e shesin pronen 600% me shume se sa e kane blere. Njejte dhe Tik Llalla. Plehra te korruptuar qe vijne ere qe 1 km larg kur i sheh. SPAK ku je?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja